Kryemadhi: LSI shquhet për mbatjen e fjalës, synimi ynë realizimi i 5 prioriteteve

176
Sigal

 

E ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’, në Neës24 kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi theksoi se një ndër pikat më të forta të LSI mbetet mbajtja e fjalës. Megjithatë, ajo premtoi se kjo ide për LSI nuk do të zhbëhet pasi synimi i saj kryesor në qeverisje do të mbetet realizimi i 5 prioriteteve të saj.

‘Qëllimi ynë dhe kontakti që kemi me të gjithë njerëzit, ka të bëjë me mbajtjen e fjalës, atë për të cilën LSI shquhet sot dhe realizimin e 5 pikave e prioriteteve kryesore të LSI-së.

Është pikërisht kjo strategjia për të ngritur afër votuesve?

Në fund të ditës militantizmi apo flamujt politik nuk kanë asnjë lloj efekti emocional për momentin. Sigurisht që është si puna e veshjes në një dimër të ftohtë, ku të gjithë duhet të veshim nga një xhup apo shall, kështu është edhe flamuri politik. Ajo që të bën përshtypje është që njerëzit nuk shikojnë më bindjen politike, sesa tashmë shikojnë përgjegjshmërinë apo autoritetin e kandidatit që ata do t’i përfaqësojë në listat e deputetëve të ardhshëm dhe nga ana tjetër memoria që ato kanë në realizimin dhe mbajtjen e premtimeve që kanë forcat politike. Një nga pikat më të forta që ka LSI, jo vetëm nga sondazhet, por edhe nga kontaktet tona që kemi, është mbajtja e fjalës’.