Kryemadhi: LSI mbështet Integrimin dhe reformën zgjedhore

522
Eurodeputeti Knut Fleckenstein pas Metës, Ruçit e Bashës ka takuar edhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi. a përfunduar takimi i kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi me Eurodeputetin Knut Fleckenstein, takim i zhvilluar në selinë e LSI-së. Mësohet se gjatë takimit është diskutuar në lidhje me reformat që do të afrojnë më shumë Shqipërinë me Bashkimin Evropian. Ndërsa mësohet se Kryemadhi është shprehur se LSI mbështet një reformë të vërtetë zgjedhore, dhe gjithçka që lidhet me integrimin në BE.“Mbështesim një reformë të vërtetë zgjedhore, 25 qershori, një histori e shëmtuar e deformimit të votës së shqiptarëve. Dekriminalizuam parlamentin, tani misioni ynë të dekriminalizojmë votën e shqiptarëve. Është momenti që ti jepet fund farsës me reformën zgjedhore. Pa rivendosjen e votës së lirë, Integrimi i vështirë. LSI do të mbështesë në Kuvend gjithçka lidhet me Integrimin Evropian”, ka thënë Kryemadhi.
Sigal