Kryemadhi : Koalicioni me PD-në nuk është natyral, por ky koalicion është jetik për vendin

265
Sigal

E ftuar në emisionin Çim Peka Live, Kryetarja e LSI – së Monika Kryemadhi deklaroi se Shqipëria do të ketë një kryeministër të ri pas 25 prillit.

“Shqiptarët kanë simpati për LSI – në. Kthimi i të rinjve në Shqipëri është shumë i rëndësishëm.” – tha ajo.

“Halli i shqiptarëve është do kenë apo jo punë nesër, nuk është se si do të futen në zgjedhje Basha dhe Kryemadhi. Koalicioni është më i rëndësishëm se listat,” – u shpreh ajo.

“Nëse ka njeri që bashkëpunon me Edi Ramën, shqiptarët do e dërrmojnë, qoftë Kryemadhi, qoftë Basha, qoftë Ilir Meta”.

“Koalicioni me PD-në nuk është natyral. Por ky koalicion është jetik për vendin,” – tha Kryemadhi, duke shtuar se vendi nuk është në një situatë normale.