Kryemadhi : Me dy lista opozita e bashkuar merr 100 mandate

217
Sigal

Pak më parë Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi në Çim Peka LIVE se opozita e bashkuar do të marrë të paktën 100 mandate kur të futet në zgjedhje me dy lista.

“Nuk ka arsye të futemi me një listë,”-  tha ajo.

 

Në disa zona Kryemadhi tha seopozita mund të ketë listë të përbashkët. “Se në cilat qarqe, këtu nuk mund ta themi që tani,”- u shpreh ajo.

 

“Ju po kërkoni që ne të hyjmë në një listë, atë që kërkon Edi Rama. Rama shkeli Kodin Zgjedhor, shkeli marrëveshjen e 5 qershorit, shkeli Kushtetutën dhe ju mendoni se këtë e bëri për të favorizuar opozitën? Rama nuk favorizon familjen e tij kur bie fjala për pushtetin. Ne, edhe po të hyjmë me një listë, do të regjistrohen dy lista, pasi kështu është me Kod Zgjedhor,” tha Kryemadhi.