Protesta në Kongres, reagojnë ish – presidentët Barack Obama dhe George Bush

242
Sigal

Nuk mund të mungonte dhe reagimi i ish – presidentëve Barack Obama dhe George Bush pas protestave që u zhvilluan në Kongres të mërkurën.

“Një moment të çnderimit dhe turpit të madh për kombin tonë”. – kështu e ka konsideruar Obama sulmin e kongresit.

Ai pohoi se sulmi është nxitur nga “një president, i cili vazhdon të gënjejë për rezultatin e zgjedhjeve të ligjshme”.

Ndërkohë ish – Presidenti Bush i quajti skenat në Kongres si “pamje të sëmura dhe pikëlluese”.

Ai shtoi se këto ngjarje mund të ndodhin në një “banana republikë jo në republikën tonë”.

Qindra protestues kundërshtuan rezultatin e zgjedhjeve për president. Ata hynë brena në sallën ku po zhvillohej seanca për çertifikimin e zgjedhjeve.