Kryemadhi: Ju kërkoj të votoni më 25 prill për të mbyllur tranzicionin, socialistët e ndershëm të votojnë numrin 6

62
Sigal

Ditën e sotme, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim në Njësinë nr.5, në qytetin e Tiranës, nga ku tha se, i kërkon gjithë popullit që ta votojnë në zgjedhjet e 25 prillit për të mbyllur tranzicionin dhe se socialistët e ndershëm të votojnë numrin 6.

“Mirënjohja ime do shkojë deri në fund, sepse sot është një ditë që ne kemi hyrë në ditën e parë të javës së fundit, të javës që do t’i japim dërmën njëherë e përgjithmonë, kësaj kalbësire të sistemit të tranzicionit, për të larguar njëherë e përgjithmonë këtë lloj sistemi, që nuk i lejon njerëzit të jetojnë të qetë dhe të shkollojnë fëmijët e tyre.”,- shprehet Kryemadhi me anë

Mirëmbrëma Tirana e re! Mirëmbrëma mbështetës të jashtëzakonshëm! Në radhë të parë u jam shumë mirënjohëse që keni ardhur sot në këtë takim, për të mos prishur axhendën, për të mos i anuluar takimet. I jam mirënjohëse Emës që është shtatzënë dhe ka ardhur në këtë ditë të ftohtë dhe shiu. I jam mirënjohëse Feit të vogël që erdhi dhe më solli buqetën me lule, nipit të Tanës që është themeluese e LSI-së, gocës së Fjodorit. U jam mirënjohëse të gjithë themeluesve të LSI-së dhe atyre që e kanë mbajtur LSI-në në këmbë. U jam mirënjohëse të gjithë juve që jeni sot në këtë shi. U jam mirënjohëse dhe çunave në fund të fushës, që janë çunat e mrekullueshëm të Tiranës së Re.

Mirënjohja ime do shkojë deri në fund, sepse sot është një ditë që ne kemi hyrë në ditën e parë të javës së fundit, të javës që do t’i japim dërmën njëherë e përgjithmonë, kësaj kalbësire të sistemit të tranzicionit, për të larguar njëherë e përgjithmonë këtë lloj sistemi, që nuk i lejon njerëzit të jetojnë të qetë dhe të shkollojnë fëmijët e tyre. Këtë lloj sistemi që rrit çdo ditë e më shumë çmimin e ilaçeve të pensionistëve dhe nuk mendon kurrë për të rritur njëherë pensionet e tyre. Këtë lloj sistemi që rrit çdo ditë taksat e qytetit, çmimin e ujit, çmimin e energjisë elektrike, çmimin e parkingjeve të makinave tuaja, edhe pse jeni në mes të Tiranës dhe keni 50 a 60 vjet që jetoni këtu në këtë zonë dhe jua masin kokën me pe. Sepse ju jeni dhe tironsit e vjetër këtu tani me thënë të drejtën. Pra për të gjithë ata që ua kanë vështirësuar jetën çdo ditë dhe më shumë.

Unë sot ju kërkoj që të shkoni të votoni më 25 prill. të votoni më 25 prill ndryshimin, të votoni numrin 6, Lëvizjen Socialiste për Integrim, të votoni LSI-në. Unë ju kërkoj që të trokisni derë më derë. E di që Tirana e Re është indiferente. E di që Tirana e Re është skeptike për ndryshimin. Por jam e bindur që ndryshimi në Shqipëri për të mbyllur tranzicionin njëherë e përgjithmonë do fillojë nga zemra e Tiranës, nga Tirana e re, këtu ku jemi në fushën e Stadiumit Dinamo sepse dhe në 97, unë si socialiste në atë kohë, në këtë fushë, në fushën e stadiumit dinamo kemi filluar dhe kemi ndryshuar sistemin që donte të kapte demokracinë në Shqipëri.
Prandaj ju bëj thirrje të gjithë socialistëve të ndershëm, të cilët e dinë më mirë se kushdo tjetër që emri i socialistëve është marrë peng nga Rilindja e kalbur e Edi Ramës. Dhe në 25 prill socialistët do shkojnë të votojnë numrin 6, LSI shtëpinë e socialistëve. Unë jam e bindur që ju jeni më të vendosur se kurrë për ta çuar sfidën e të rinjve dhe të rejave të Tiranës, sfidën e të gjitha familjeve shqiptare për ta bërë Shqipërinë, shtëpinë e shqiptarëve sepse Shqipëria është e shqiptarëve, nuk është e maskarenjve. Ai ka ikur, ka ikur dhe nuk kthehet më, prandaj ne duhet të vendosim, forcën e të rinjve dhe të rejave, ne duhet të vendosim, forcën e grave dhe vajzave tona. Sepse vetëm duke votuar numrin 6, ne kemi votuar për të ardhmen e Shqipërisë. Zoti ju ruajt ju, Zoti ruajt familjet tuaja me këtë bereqet.