Kryemadhi: Dosja e inceneratorëve me erdhi në email, jo nga struktura apo institucione shqiptar

238
Sigal

Në një interviste, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka treguar për herë të parë sesi i ranë në duar dokumentet e aferës së inceneratorëve. Dokumentet u shpreh Kryemadhi kanë ardhur në emailin e saj zyrtar dhe nuk janë gjetur nga nga burime të saj apo LSI në institucionet shqiptare. Dosja ka ardhur nga institucione që nuk kanë lidhje me asnjë strukturë të shtetit shqiptar.

Unë e di dhe jam e ndërgjegjshme që si subjekt politik dhe si forcë që keni bashkëqeverisur keni burimet tuaja ndoshta në institucione njerëz të rëndësishëm por gjithë këto fakte tronditëse që pretendohet se kanë ndodhur si ju ranë në dorë?

Kryemadhi: Unë mendoj që ka të bëjë me njerëz që kanë dijeni të cilët në bashkëpunime me struktura të caktuara e kanë dërguar në emailin tim zyrtar. Kur e kam parë fillimisht nuk e kam kuptuar sepse kanë qenë me mijëra faqe. Nuk ka të bëjë me asnjë institucion shtetëror shqiptar është jashtë cdo institucioni shqiptar jashtë cdo strukture. Asnjëri nuk e merrte përsipër për ta vazhduar dhe për cuar deri në fund. Duhej dikush që të vendoste fytyrën, firmën e tij dhe emrin, sepse normal që goditja ishte fatale.