Kryemadhi: Do të kandidoj në Tiranë, Fier dhe Elbasan

242
Sigal

 

Vendimi final për kandidaturën tuaj ku është?

Fier, Elbasan, Tiranë. Do shikoj deri të premten tjetër se ku do ta kem të katërtin, se ma ka bërë këtë nder Edi Rama.

Besoj se takimin e radhës individual do ta kemi pas 26 prillit. Deri atëherë a keni një zotim për ekranin tonë?

Mos më izolo 58 ditë të mos kem shansin të flas me teleshikuesit. Patjetër që do ta kemi një komunikim bashkarisht, për të vetmen arsye sepse motivi im është përfshirja e grave dhe vajzave, jo vetëm në politikbërje, jo vetëm në hartimin e politikave, por ne duhet të përfshijmë sa më shumë gra dhe vajza në të gjithë jetën tonë politike e shoqërore. Jo se janë gratë më të mira se burrat, por përgjegjshmëria dhe serioziteti i një gruaje është shumë më i madh. Përgjegjshmëria që një grua e ka si nënë dhe angazhimin që ajo ka për të mbrojtur familjen dhe fëmijën e saj, duhet ta kthejmë në një simbol për të mbrojtur shtetin dhe simbolin tonë.