Kryemadhi: 3 muaj izolim i shërbeu qeverisë për të zhvilluar tendera miliona euro sekret

321
Sigal

Në një lidhje direkte  kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi foli në lidhje mbi situatën e COVID-19 në vendin tonë. Kryetarja e LSI u shpreh se Çështja e COVID-it dhe izolimi i shqiptarëve për 3 muaj shërbeu si një çast që qeveria të bënte me miliarda euro tendera sekret ku në të gjithë këto tendera sekretë nuk bleu asnjëherë kitet për të testuar qytetarët.

“Çështja e COVID-it dhe izolimi i shqiptarëve për 3 muaj shërbeu si një çast që qeveria të bënte me miliarda euro tendera sekret ku në të gjithë këto tendera sekretë nuk bleu asnjëherë kitet për të testuar qytetarët. Morëm vesh që u blenë pako me ushqime që po t’i blejmë sot në mes të Bllokut, me faturë me TVSH, me pakicë, do të jenë me gjysmën e çmimit që janë tenderuar nga institucionet shtetërore. Rasti i fundit, Bashkia e Tiranës ka bërë pako për qytetarët e Tiranës me 63 mijë lekë të vjetra dhe ajo sasi ushqimesh ka qenë pa TVSH, unë kam dalë dhe e kam blerë as te Conad-i, as te SPAR por e mora te një supermarket lagje që është pak më i lirë dhe ishte 40 mijë lekë të vjetra. Pra, 23 mijë lekë janë futur në xhep, llogarit edhe TVSH, llogarit edhe uljen e çmimit që mund të bëhet kur blihet me shumicë, këto të gjitha janë bërë me tendera sekretë.”-tha Kryemadhi