Kryebashkiaku Veliaj: Tirana priti Festivalin e inovacionit për Ballkanin “INN Fest 2019”. Piramida, streha e teknologjisë

299
Sigal

Kryebashkiaku Veliaj: Piramida, streha e teknologjisë

Tirana priti Festivalin më të madh të inovacionit për rajonin e Ballkanit “INN Fest 2019”, i cili u kthye në një pikëtakim për shumë kompani nga e gjithë bota, që sollën risitë më të fundit teknologjike. Në hapjen e takimit, ku morën pjesë mbi 1500 sipërmarrës dhe drejtues kompanish, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kryeqyteti ka përqafuar teknologjinë inovative si një mënyrë për të ecur përpara dhe për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve. “Dita më e rëndësishme është dita pas konferencës sepse shohim sa do zbatohen ato që themi, sa përkthehen në investime konkrete, i cili më pas materializohet në një produkt që testohet në treg. Një nga avantazhet e të qenit vend në zhvillim është se ne mund të kalojmë disa faza të industrializimit; pra, Tirana nuk ka më nevojë të mendojë se si do të bëjë atë që bëri Vjena apo Zagrebi me autobusët me kabllo elektrike, sepse sot është koha e autobusëve elektrikë, mund të kalojmë direkt aty”, tha kryebashkiaku Veliaj.