Heronj dhe tmerr, minuta frike për nënën teksa policia po i kthente fëmijën në jetë

Një nënë e re vrapoi drejt policisë kur fëmija i saj u mbyt me një biskotë.

Policët u vunë menjëherë në veprim dhe nisën ta qëllojnë shpinën e vogëlushit për t’i zhbllokuar frymëmarrjen e për ta përmendur.

NOA

Ata e vunë re menjëherë që fëmijës i kishte ndryshuar ngjyra e gojës dhe e fytyrës, ndaj nisën të bëjnë manovrën “Haimlik”.

E gjithë skena zhvillohej para syve të nënës së tmerruar, të pafuqishme dhe të paralizuar nga tmerri.

Për fat, një ambulancë arriti në kohë dhe fëmija mundi të shpëtojë pa asnjë problem.

Nëna e djalit, Amanda Zimmerman, doli më pas në një konferencë për shtyp dhe falënderoi policët e mjekët e Kississimee, Florida.

Image