E rëndë në Gjermani, tre të mitur vrasin një të pastrehë, njëri pre tyre filmon ngjarjen

46
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku tre të mitur kanë vrarë një të pastrehë, ndërkohë që njëri prej tyre ka filmuar gjithë ngjarjen. Të tre adoleshentët, e moshave 14 dhe 15 vjeç janë arrestuar nga autoritetet gjermane.

Viktima, ishte rreth të 40-ave, dhe trupi i tij u gjet nga një kalimtar në Horn-Bad Meinberg, një qytet i vogël në një rajon rural të Gjermanisë që ndodhet 170 milje në veri të Frankfurtit. Të dyshuarit dyshohen se e kishin takuar viktimën rastësisht, sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja. Një nga adoleshentët filmoi sulmin dhe më pas shpërndau videon në platforma të ndryshme sociale.

Hetuesit gjetën një thikë pranë vendit të krimit, por ende nuk është e qartë nëse ajo ishte arma e përdorur në vrasje.