Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Zgjidhje për 550 familje, fshati Kasallë në Zall- Herr, me ujësjellës të ri këtë verë

205
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Afro 550 familje të fshatit Kasallë, në Njësinë Administrative Zall-Herr, të cilët prej 30 vitesh përdornin ujë pusi, tashmë do të kenë rrjetin e ri të ujësjellësit, investimi më i ri i Ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës, në kuadër të projektit “IPA CrossWater”. Projekti synon rritje të cilësisë dhe sigurisë së furnizimit me ujë, duke eliminuar furnizimin nëpërmjet puseve dhe shtrirjen e investimeve, jo vetëm në zonat urbane, por edhe në ato rurale. Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet, faza e parë e të cilave pritet të përfundojë në këtë stinë të verës, u shpreh se ka ardhur koha që të punohet me të njëjtën cilësi për rrjetin e ujit, si në qendër, ashtu edhe në periferi të Tiranës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj: “Nuk besoj se ka zhurmë më të bukur se sa ajo e ekskavatorëve, kur hapin një kantier të ri pune. Është një zhurmë, e cila është pritur prej kohësh në Kasallë. Kasalla ndodhet 10 kilometër në vijë ajrore nga Tirana, por është pjesë e Tiranës së madhe. Kjo do të thotë se ka ardhur koha të punohet me të njëjtën cilësi për rrjetin e ujit, siç po punohet kudo tjetër në Tiranën urbane. Sot po shtrojmë një rrjet rreth 30 km, i cili shpëton familjet nga uji i pusit. Uji i pusit të vazhdojë të përdoret për të vaditur tokat, por jo për përdorim të brendshëm. Më vjen mirë që dora e investimeve ka ardhur deri në periferinë më fundore të Bashkisë së Tiranës. U kujtoj të gjithë atyre që e kishin në dorë këtë punë dhe sot kanë në dorë vetëm portalet, se nuk ua jep njeri votën, – e kishin në dorë si Zall-Herrin, edhe Tiranën urbane, që atëherë ishte sipërfaqja 1/25 e kësaj që kemi sot, vetëm 42 kilometër katrorë dhe furnizimi me ujë ishte skandal, 4-5 orë në ditë.”