Kryebashkiaku i Kamzës, mban peng regjistrimin e nxënësve në shkolla

510
Sigal

Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu,  në pamundësi që të vjelë taksat bashkiake nga banorët e bashkisë, po përdor një metodë origjinale, të padëgjuar dhe sigurisht, të pazbatuar deri më sot, nga askush tjetër, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë. Ndaj, banorët e bashkisë së Kamzës, kanë menduar që ta çojnë kryebashkiakun e Kamzës, zoti Mziu, jo në ndonjë gjykatë, por në Librin Gines. Kryebashkiaku i Kamzës, me vetëautoritetin absolut që kujton se siguron nga ofiqi bashkiak, ka lënë peng regjistrimin e nxënësve në shkollat 9- vjeçare  dhe 12 -vjeçare, të Bashkisë së Kamzës me pagimin e taksave bashkiakë nga familjet e nxënësve. Ja si e përshkruan Pjerrin Ndreu, në rrjetin e vet social,  pengun e Kryebashkiakut të Kamzës Mziu, regjistrimin e nxënësve në shkollat. “Mora vesh se ky Xhelal Mziu, anadollaku që drejton Bashkinë e Kamzës nuk lejoka nxënësit të kalojnë një vit më sipër në shkollë pa marrë te ai certifikatë e paguar taksat..! Në këtë idiotësi qenkan zhytur dhe drejtuesit e shkollave që të përulur nga partia nuk lënë nxënës të fillojnë shkollën pa paraqitë certifikatë…! Ky është një mizerabilitet që një debil-Kryetar Bashkie aplikon pikërisht aty ku dhe ministri i Arsimit është deputet…! Kjo është Shqipëria e Saliut…”  Ajo që mund të shtojmë, është, se në bazë të burimeve të mirëbesuara nga brenda, edhe në Universitetin e Kamzës,  Kryebashkiaku është duke  bërë  bisedime, që edhe familjarët e studentëve, të marrin certifikatë nga Bashkia e Kamzës, që familjarët e tyre do të paguajnë taksë Bashkisë së Kamzës. Sado e çuditshme t’ju duket fillimisht kjo, Kryebashkiaku e ka menduar edhe argumentin. Meqë universiteti është brenda ajrit të Bashkisë së Kamzës dhe që varet edhe nga i njëjti ministër i Arsimit, nga ku varen edhe shkollat e nxënësve të Kamzës, duhet t’i paguajë taksë -pak rëndësi ka si do ta emërojmë- Bashkisë së Kamzës. Mbase sipas Kryebashkiakut Mziu, ajri, toka dhe njerëzit e që jetojnë në territorin e bashkisë së tij, janë pronë private e interesave bashkiake.