Kryebashkiaku Erion Veliaj: Kënaqësi të takohesh me dy qytetarë frymëzues

244
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, u takua dje, me dy ish-presidentët, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi. Kryebashkiaku Veliaj, ka publikuar një foto në rrjetet sociale me dy ish- presidentët, të cilën e shoqëron edhe me një shprehje të John Adams.  “Nëse veprimet e tua frymëzojnë të tjerët për të ëndërruar, mësuar dhe punuar më shumë, atëhere ti je lider” -John Adams. Kënaqësi gjithmonë takimi me dy ish- presidentët qytetarë e frymëzues Alfred Mosiu dhe Bamir Topi. Shqipëria e njerëzve të mirë”, – shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj.

Varhelyi dhe Soreca takohen me kryebashkiakun Veliaj gjatë xhiros së tij me biçikletë

Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi dhe ambasadori i BE-së Luigi Soreca, pasi vizituan nga afër Muzeun Kombëtar, restaurimet e të cilit po bëhen me financimin e BE-së, takuan rastësisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë xhiros së tij me biçikletë. Ata i “prenë rrugën” kryebashkiakut  Veliaj dhe filluan të bisedojnë.