Berisha: Do të marr pjesë aktive në politikë. Nuk përjashtoj rikthimin në krye të PD-së

241
Sigal

/Gazeta TELEFGRAF

Sorosi loboi për ‘21 janarin’ dhe ndarjen e Kosovës!

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë deklaratën më bombë të këtyre viteve, pasi realitetit i ri politik i krijuar në vend, e ka detyruar atë të ndryshojë qëndrim në lidhje me angazhimin e tij politik. Gazetari Peka e pyeti  Berishën që, a mendoni rikthimin në krye të PD-së, Berisha tha: Kurrë, mos thuaj kurrë. Berisha: “Kurrë, mos thuaj kurrë! Never say never. E kam përdorur me Ramiz Alinë dhe e përdor prapë, pasi sot kam ndërruar rrugë dhe po i heq të gjitha pengesat e mia. Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese më.”

Kam mbrojtur qëndrimin amerikan

Sa të duash. Kur ndodhi 21 janari, e keni e-mail e dërguar te Hilari Klinton. Një shembull ku e-mail thoshte se çfarë thoshte Rama. Nuk përmendte një fjalë demostratë e dhunshme. Të gjithë të huajt e panë se ishte një demostratë e dhunshme, që pati këto pasoja. Përkundrazi, në e-mail nuk përmendej në një asnjë rresht, që ishte demostratë e dhunshme, por thoshte se po qëllohet nga çatitë e kryeministrisë. Thoshte ç’i thoshte Edi Rama. Gjatë republikanëve në pushtet, kam pasur 0 problem me administratën e tyre, si po ashtu edhe me administratën demokratëve në pushtet kam pasur sërish, 0 problem. Përkundrazi, kam pasur ndihmë shumë të çmuar në një projekt shumë të rëndësishëm. Hilari Klinton ka bërë punën e vetë në mbështetje për projektin e TAP-it. Soros nxori projektin e ndarjes së Kosovës, të hartuar në fondacionin shoqëri e hapur në Beograd. Ai projekt ishte kundërshtuar deri në vitin 2013 nga qeveria amerikane në mënyrë të prerë, dhe që e mbante në rrogoz Frederika Mongerini, e cila mendonte se do fitonte nobelin me atë marrëveshje. Ky projekt filloi të shtrihej të fuqizohej dhe të përfshinte njerëz në Amerikë, falë lobingut të Vuçiçit, Thaçit, Ramës dhe mbi të gjitha të Xhorxh Soros. Dhe kur Rama doli dhe tha se ti, nuk e kalon Atlantikun, nuk dija asgjë. Por nuk pyeta, sepse kot nuk e tha ky, por kur e verifikova ishte se, unë po kundërshtoja politikën amerikane të ndryshimit të kufijve në Ballkan. Unë po mbaja atë qëndrim që kishte mbajtuar qeveria amerikane deri në vitin 2013.

Isha i pari që dola kundër ndryshimit të kufijve, ishte një projekt i Soros

Po më bëni të lej modestinë. Mendimi im në atë kohë ndikoi dhe ndikoi shumë. Askush nuk po fliste kundër Hashim Thaçit, as në Kosovë, dhe as në Shqipëri. Por në fund, mendimi im ndikoi. Ai ishte një projekt i Soros. Pas reagimit tim, të njëjtin mendim kishin edhe disa miq amerikanë, të cilët nisën të shkruanin. Unë e përshëndes vendimin e presidenti Joe Biden, për urdhërin ekzekutiv kundër atyre që punojnë për ndryshimin e kufijve. Në administratën e SHBA-së kishte njerëz që po punonin për ndarjen e kufijve, si John Bolton.