Kryebashkiaku Erion Veliaj: Bashkia e Tiranës do të falë 988 gjoba të ndërtimeve pa leje dhe do të heqë tarifat për baret dhe lokalet

189
Sigal

 

Kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj lajmëroi dje se bashkia e drejtuar prej tij do falë 988 gjoba të vëna nga inspektoriatet e ndërtimit për qytetarët që nisën ndërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti pa marrë leje në bashki. “Falim 988 gjoba që inspektoratet e ndërtimit kanë vënë për ata qytetarë që pas tërmetit dhe rrënojave filluan të ndërtojnë pa marrë lejen e nevojshme. Ishte një situatë e jashtëzakonshme. Falim këto gjoba duke kuptuar kontekstin që janë bërë këto ndërtime dhe pamundësin për leje në atë periudhë. 988 gjobat falen sot që do të thotë se bie dhe nevoja për përmbarimin. Sot i propozojmë Këshillit Bashkiak një projekt vendim për lehtësirat fiskale ndaj biznesit, në kuadër të masave për përballimin e pasojave të Covid-19. Do të thotë që ne do të falim të gjitha tarifat vendore për hapësirën publike të të gjitha bizneseve të bareve, restoranteve, lokaleve, kafeneve që konsiderohen biznes i vogël për periudhën Prill-Shtator 2021. Pra, duam që edhe mbasi të mbarojë vaksinimi i popullsisë gjatë muajve të verës, të punohet pa i paguar tarifat bashkiake, që të kenë mundësi të rikuperojnë kohën që nuk u punua dhe nuk pati fluks në këto lokale dhe restorante.” – shtoi Veliaj.