“Krizat e mëdha tregojnë dobësinë e shtetit”, Mark Marku: Rama do tentojë manipulimin e zgjedhjeve

76

Teksa sot mbushet një vit nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës, pedagogu Mark Marku deklaroi se krizat e mëdha nxjerrin në pah dobësitë e shtetit.

Marku tha se vendi ka kaluar brenda një viti dy ngjarje të forta, tërmeti dhe pandemia, treguan se shteti ligjor nuk ekziston.

Po ashtu ish-deputetit demokrat tha se kur ka shtypje nga ana e qeverisë, populli “shpërthen”.

“Vendi ka kaluar dy ngjarje të forta brenda një viti. Siç ishte tërmeti dhe pandemia. Tërmeti bëri “vetting-un” e ndërtimeve. Krizat e mëdha tregojnë dhe dobësitë më të mëdha të shtetit. Siç ishte rasti i tërmetit. Shteti nuk ekziston. Qytetari shqiptar, qoftë në katastrofa, qoftë në probleme individuale, përballet me probleme. Qytetari është i pambrojtur nga shtetit, kjo është drama më e madhe për shqiptarët. Disa gjëra trashëgohen nga një forcë politike në tjetrën. Ajo çka nuk funksionon në Shqipëri, është marrëdhënia mes qytetarit dhe shëtit.

Qytetari është një qenie pasive, shtetin e ka si një fatkeqësi natyrore, që nuk mund ta ndryshojë. Edhe qytetari i shmanget detyrimeve të tipit ligjor, dhe nuk e ndjen dhe është i distancuar nga shtetit, pasi e mendon si një fatalitet të natyrës. E vetmja gjë që mund të ndryshojmë është qeveria dhe marrëdhënia me të. Deri sa të ndryshojë ky fatalizëm, e kemi të vështirë për të avancuar drejt shoqërive moderne. Një akt i thjesht i këtij ndryshimi është vota. Qytetarët shqiptarë mendojnë në mënyrë fataliste se qeverisjen nuk mund ta ndryshojnë.

Përvoja historike ka treguar se sado e fortë që të jetë një qeveri apo agresive, është përmbysur. Në sfond të çdo demokracia qëndron dhuna. Në momentin kur krijohen këto raporte historike, ku një kast politike nuk pranon që të lërë pushtetin, menjëherë lind ky reagim. Sa më pak shanse të kenë qytetarët, aq më i mundshëm është shpërthimi”, tha ai.

Mes të tjerash Marku u ndal tek zgjedhjet e 25 prillit, Marku tha se Rama do t’ua mohojë qytetarëve që të kenë të drejtën për të votuar në mënyrë demokratike.

“Mendoj se Rama po e mohon dhe ka prirje që tua mohojë qytetarëve shqiptarë të drejtën për të votuar në mënyrë demokratike në zgjedhje. Kjo shihet që tek ndryshimet në kodin zgjedhor apo përpjekjet për të kontrolluar mediat, ku gjithçka po e çon tek miqtë e vetë paranë. Ai po bën veprimet e mundshme që të ndikojë. Se manipulon dot votën në vetvete. Mund të manipulojë numrin e votave dhe kutitë e votimit. Vetë qytetarët duhet të përgatiten se: ‘nuk do të ketë manipulim votash’”, pohoi Marku.