KQZ rishpërndan fondin prej 142 milion lekë për 12 parti politike

427
Sigal

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të premten të rishpërndajë fondin prej 142 milion e 500 mijë lekë 12 partive politike, në formën e ndihmës financiare për periudhën prill-dhjetor 2014.

Buxheti i shtetit i vitit 2014 parashikonte një fond prej 190 milionë lekë, që u shpërnda mes 8 partive politike: Partisë Socialiste, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim, Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet; Partisë Republikane; Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut; Partisë Kristian Demokrate dhe Frymës së Re Demokratike.

Por, një ndryshim në ligjin “Për Partitë Politike” në muajin shkurt, ndryshoi dhe rregullat për përcaktimin e masës së fondit publik që përfiton çdo parti. Sipas këtij ligji, partive që përfitojnë fonde publike për aktivitetin vjetor të tyre, i shtohen edhe partitë që kanë marrë mbi 10 mijë vota në zgjedhjet e fundit, si më poshtë: Partia Demokracia Sociale; Partia Social Demokrate; Partia Demokristiane e Shqipërisë; Aleanca Kuq e Zi.

Në këto kushte, shuma prej 142 milion e 500 mijë lekësh të reja do t’iu rishpëndahet 12 partive politike: PS, PD, LSI, PDIU, PR, PBDNJ, PKD, FRD; PDS, PSD, PDSH, Aleanca Kuq e Zi.