Kriza politike në Shqipëri/ Asambleja Parlamentare e KiE dërgon ekipin monitorues. Në fokus, Reforma Zgjedhore dhe në Drejtësi

473
Sigal

Asambleja Parlamentare e KiE nis ekipin monitorues për situatën në Shqipëri

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), ka vendosur që të dërgojë në Tiranë një mision fakt mbledhës për situatë reale dhe veçanërisht për shkaqet e krizës së rëndë politike. Dy anëtarët e Asamblesë, raportuesit Andrej Hunko nga Gjermania dhe Joseph O’Reilly nga Irlanda do të monitorojnë nga afër situatën e krijuar në vend. Në njoftimin e KiE thuhet se misioni do të merret posaçërisht me krizën politike në Shqipëri, reformën në drejtësi, vijimin e zgjedhjeve lokale, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e medias. Vizita e ekipit monitorues do të kryhet në datat 28-30 tetor 2019. Gjatë qëndrimit në Tiranë, dy anëtarët e Asamblesë Parlamentare të KiE do të takohen me Presidentin Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama, Kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, drejtuesit e partive politike, drejtues të institucioneve të drejtësisë dhe përfaqësues të KQZ. Një takim i veçantë do të zhvillohet dhe me përfaqësues të komuniteti ndërkombëtar në Tiranë. Këshilli i Evropës nuk dërgoi në Shqipëri vëzhgues për votimet e 30 qershorit, duke rezerva lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve pa pjesëmarrjen e opozitës dhe në një datë, që u anulua me dekret nga Presidenti Ilir Meta.