Kriza pas karantinës, Kërpaçi: Fuqia blerëse e shqiptarëve mbetet e ulët prej pamundësive ekonomike

314
Sigal

Ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me krizën e madhe ekonomike që po përjetojnë bizneset.

Sipas Kërpaçit, edhe pse dyqanet kanë bërë ulje të mëdha, qytetarët nuk i përballojnë dot çmimet.

POSTIMI:

Edhe pse ka shumë ulje çmimesh, fuqia blerëse e shqiptarëve mbetet e ulët prej pamundësive ekonomike.

Që me hapjen e dyqaneve pas pandemisë kemi parë dy lloj afishime tabelash ne dyqanet e Tiranës: Jepet me qira ose Ulje 50-70%.

Të parët kuptohet që jepen me qira sepse biznesi që ishte më parë aty ka falimentuar dhe është mbyllur, duke mbyllur me to edhe shumë vende pune dhe lënë familjet pa të ardhura.

Ndërsa të tjerët po vuajnë të prodhojnë fitime sepse të ardhurat e familjeve pas gjithë taksave dhe detyrimeve shtetërore janë shumë të vogla.

Edhe pse Shqipëria është në skonto, shqiptarët nuk kanë mundësi të blejnë. Reformat duhet të përmirësojnë këtë raport të zhdrejtë që po gërryen vendin me emigrim.