Kriza e koronavirusit/Ervin Salianji: Para ka, por qeveria i ndan me oligarkët

432
Sigal

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se qeveria ka para, por ato shkojnë vetëm për 10 oligarkë.

I ftuar në “Open”, Salianji, thekson se PD e mori koston për koncesionet që dha.

Pjesë nga debati:

Salianji: Qeveri ka para, nga taksat dhe tani po merr nga FMN-ja përsëi. Por këto para ndahen më oigarkët dhe me 10 persona.

Malaj: Janë oligarkë që janë krijuar kur qeveriste Partia Demokraike.

Salianji: Po, është një konçension që flitet në kohën e PD-së.

Bregasi: Janë 4 konçensione zoti Salianji që janë dhënë nga Partia Demokratike.

Salianji: Partia Demokratike e mori koston për dhënien e këtyre konçensioneve. PS erdhi duke premtuar që nuk do të japë konçensione dhe bëri të kundërtën. Kryetari Basha ka thënë që kur të vijë PD në pushtet do anullojë edhe konçensionet e dhëna nga PD.