Krimi në Korçë, Basha: Të vrasim politikën e keqe, jo njëri-tjetrin

461
Ne nuk mund të vrasim njëri-tjetrin, duhet të vrasim politikën e keqe, shprehet kreu i PD-së Lulzim Basha në një postim në Facebook, ku ka reaguar për ngjarjet e rënda në Korçë dhe në Fier.
Sigal

Për kreun e PD-së këto ngjarje përveçse krime individuale “reflektojnë gjendjen e varfërisë dhe dëshpërimit ku ka hyrë shoqëria jonë”.
“Jam i tronditur nga krimet e tmerrshme në familje në Fier dhe në Korçë. Jam veçanërisht i hidhëruar që këto krime kanë marrë jetë të pafajshme fëmijësh dhe grash.
Këto ngjarje më shumë se krime individuale reflektojnë gjëndjen e varfërisë dhe dëshpërimit ku ka hyrë shoqëria jonë, si dhe rënien e mbështetjes shoqërore për njëri-tjetrin.
Shqipërisë duhet t’i kthehet shpresa, duhet t’i kthehen mundësitë në mënyrë që të gjithë të jetojnë të mirëqenë dhe të qetë. Politika ka rolin kryesor për këtë gjë: ajo duhet të pushojë së punuari për pakicën dhe duhet t’u rikthehet njerëzve dhe halleve të tyre.
Ne nuk mund të vrasim njëri tjetrin, duhet të vrasim politikën e keqe. Ne duhet të japim jetën për fëmijët tanë dhe jo të marrim jetë fëmijësh”, shkruan z. Basha.