Ikën energjia edhe në Kuvend, plasin batutat

543
Sigal

Pas situatës së krijuar gjatë zhvillimit të derbit Tirana-Partizani, ku ndërprerja e energjisë elektrike solli ndërprerjen e lojës.

Sërish janë shfaqur probleme me furnizimin me energji. Këtë herë ndërprerja ka ndodhur në Komisionin e Sigurisë në Kuvend.

Në një kohë kur Komisioni diskutonte për Forcat e Armatosura dhe përmbushjen e detyrimeve në NATO, pati ndërprerje të energjisë.

Por këtë herë nuk pati situatë terri, jo vetëm për shkak të dritës diellore por edhe masave të marra me vënien në punë të gjeneratorit.

Kreu i Komisionit, Spartak Braho dëgjohet duke u vënë deputetëve anëtarë të Komisionit se do të presin rikthimin e energjisë.

Ndërsa deputeti i PD-së, Flamur Noka shfrytëzon rastin për të “sulmuar” qeverinë.