“Krimi gjeneron sasi të mëdha parash”/ Progres Raporti, Meta: Parlamenti i gjymtuar, nuk ka observator kombëtar për drogat…

109
Sigal

MetaRaporti i cilëson politikat e menaxhimit të mbetjeve, duhet të frenohet skema e njësisë së investitorëve pasi përbën rrezik për pastrim parash dhe është i papajtueshëm me legjislacionin evropian. Nënvizohet se krijimi i disa agjencive qeveritare rreth kryeministrisë ngrenë pikëpyteje lidhur me standardet e adm publike. Parlament i gjymtuar, kryeministri nuk mori pjesë në asnjë nga 4 interpelancat. Shqipëria vijon të jetë destinacion trafiku dhe vend transiti, po kështu theksohet se Shqipëria nuk ka observator kombëtar për drogat, forma më e përhapur e krimit.

Nuk është proges për lirinë e shprehjes, mungesë transparence, të sigurohet pavarësia e RTSH. Numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e BE-së është rritur ndjeshëm në verën e vitit 2021, në tatëpjetë niveli i besueshmërisë të policia dhe institucionet. Njësitë e qeverisjes vendore vuajnë nga mungesa e financimeve, autonomia e tyre fiskale mbetet e rrezikuar. Këto janë disa nga aspektet më kritike të progres raportit, është një tregues i qartë i mungesës së vullnetit për të bërë reformat e kërkuara.