Krijohet sot partia më e re në vend “Sfida për Shqipërinë”

513
Sigal

Gazeta Telegraf/


Problemet e shumta që nuk po gjejnë
zgjidhje si dhe largimi i të rinjve nga vendi janë arsyet që një grup qytetarët
të angazhuar në jetën publike thonë se i nxitën të krijojnë partinë më të re në
vend, Sfida për Shqipërinë. Disa prej tyre ishin pjesë e garës për kryetar
bashkie të Gjergj Bojaxhi në 2015

 

Blendi Salaj: “Shpallim sot krijimin e
partisë ‘Sfida për Shqipërinë’. Duke reflektuar mbi domosdoshmërinë dhe
detyrimin moral dhe politik që kemi ndaj këtij vendi si dhe brezave pararendës
dhe atyre pasardhës ne propozojmë dhe bëjmë thirrje për një marrëveshje të re mes
qytetarëve për qytetarët dhe nga qytetarët që respekton dhe reflekton interesin
e tyre mbi ato të klasës politike”.

 

Me synimin për të marrë vota qytetarësh
të zhgenjyer në terrenin e vështirë politik shqiptar, SFIDA PËR SHQIPËRINË
premton se do të garojë e vetme dhe nuk do të bashkëpunojë me asnjë nga partitë
kryesore në vend.

 

Blendi Salaj: Është premtuar dhe është vendosur që nuk do bashkëpunojmë me asnjë
nga partitë që janë sot në Kuvendin e Shqipërisë”

Modeli i funskionimit të partisë
duket se do të jetë ai amerikan, ku kryetari administron dhe në këtë rast është
Hektor Ruci, ndërsa figura me të cilin identifikohet kjo parti Gjergj
Bojaxhi zgjodhi që të mos dilte në plan të parë në ditën e prezantimit, duke
thënë se është vetëm një anëtar i thjeshtë i partisë.