Kreu i PD-së, Lulzim Basha: 30 Qershori ra! Është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve

531
Sigal

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar paraditen e sotme në lidhje me protestën.

Basha shkruan në Facebook se sot është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve.

Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standarteve dhe vlerave europiane-shkruan Basha.

Reagimi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha të luftojmë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve!

Ora e Shqipërisë si e gjithë Europa po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë! Falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme, falë bashkimit të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve të lirë, zgjedhjet farsë të 30 Qershorit u anulluan!

Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standarteve dhe vlerave europiane. Pengesa e vetme për në Europë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin, është qeveria e ardhur me votën e krimit, është kryeministri i Avdylajve.

Largimi i Ramës është i panegociueshëm. #ShqiperiaSiEuropa