Kreu i i IDU-së në krah të opozitës/ Harper: Shqipëria ka nevojë për një drejtim të ri, mbështesni PD-ASHM

28
Sigal

Kryetari i Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë, (IDU) Stephen J. Harper, ka shprehur mbështetjen e tij për Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe koalicionin opozitar. Në një video-mesazh, Harper thekson rëndësinë e ndërtimit të një të ardhmeje për Shqipërinë, që vendos qytetarët në qendër.

Ai vëren se premtimi i daljes nga komunizmi është harruar dhe se vendi ndodhet sot përballë një zgjedhjeje mes ngecjes dhe një rruge të re.

Kreu i IDU shprehet se opozita ofron një alternativë të qartë me vende pune, paga më të larta dhe taksa më të ulëta. Harper nënvizon se kjo fushatë ka të bëjë me familjet shqiptare dhe të ardhmen që ato meritojnë. Ai i bën thirrje qytetarëve të mbështesin aleancën opozitare për një “Shqipëri Madhështore.”

Mesazhi i kreut të IDU:

Jam i nderuar si kryetar i Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë, të shpreh mbështetjen time për Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe koalicionin e opozitës.
Shqipëria doli nga hija e komunizmit me një synim të qartë: të ndërtojë një të ardhme që i vendos qytetarët e saj në radhë të parë.
Fatkeqësisht ky premtim është harruar.
Sot e gjithë zgjedhja është mes ngecjes totale dhe një rruge të re përpara, të mbështetur në mundësi, rritje ekonomike dhe mirëqenie për të gjithë shqiptarët.

Koalicioni opozitar ofron një alternativë të qartë, vende më të mira pune, paga më të larta, taksa më të ulëta dhe një qeveri që punon për njerëzit dhe jo kundër tyre.

Kjo fushatë nuk ka të bëjë me politikanët, ka të bëjë me çdo familje shqiptare dhe me të ardhmen që ata meritojnë.
Ju lutem mbështesni ‘Aleancën opozitare për një Shqipëri Madhështore.