Nano: Rama ka ca probleme, nuk duron dot zëra kritikë. Duhet të shkojë te psikologu

454
Sigal

Sfidën e kryeministrit ndaj mediave, në fjalën e tij në Kongresin e PS-së, analisti Mustafa Nano e sheh si një problem të Ramës me zërat kritikë.

Në një bisedë në studion e lajmeve në TemA TV, Nano u pyet për deklaratën e kryeministrit, i cili dy ditë më parë u shpreh se “ne jemi media më e madhe në Shqipëri. Kemi njëqind e ca mijë njerëz në terren. Të bëhen të gjithë bashkë media nuk na mund dot ne në informimin e punëve që bëjmë”.

Për analistin Nano, kjo tregon frikën e kryeministrit nga mediat dhe zërat kritikë.

“Ky kryeministër ka ca probleme, nuk duron dot zëra kritikë. E gënjen mendja se është babai i kombit.  Për mua duhet të shkojë te psikologu, sepse nuk shoh si mund të zgjidhet ndryshe ky ankth që ka ai me mediat”, tha ai.

Ndërsa mitingu i Presidentit Meta, që ishte madhështor, ka rritur frikën dhe haliçunacionet në kryeministri.