‘Grupet kriminale 150 mld dollarë fitim’/ Presidenti Meta: Duhet fuqi për të goditur trafikun

180
Sigal

Presidenti Ilir Meta thotë se lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore është një sfidë e madhe në nivel global.

Në fjalën e tij, gjatë miratimit të rezolutës ‘Për intensifikimin e përpjekjeve në luftën kundër trafikimit njerëzor dhe sigurimit të një mbrojtje efektive për viktimat e trafikimit’, Kreu i Shtetit përmendi shifra marramendëse, që siç tha ai organizatat kriminale fitojnë nga ky fenomen.

Presidenti Meta tha gjithashtu se janë ende 100 mijë persona që trafikohen në Ballkan dhe nga Ballkani, ndërsa 17% e viktimave në BE janë nga vendet tona të rajonit.

‘Unë dua të theksoj se kjo është një betejë shumë e vështirë edhe nga shumë folës te tjerë të shquar më parë, Kemi të bëjmë me një sfidë të madhe në nivel botëror, por edhe në nivel evropian dhe të rajonit tonë.

150 mld dollarë fitim nga trafikimi është një shifër marramendëse që tregon një organizim të jashtëzakonshëm dhe që padyshim nuk mjafton të përballet vetëm me angazhim të sinqertë, me deklarata politike me rezoluta. Në fund të fundit një fuqi kaq e madhe kriminale duhet të përballet me një fuqi edhe më të madhe nga shtetet e mbarë botës, sidomos ato demokratike ku liria është baza e ekzistencës së tyre.

Unë besoj se edhe ne kemi shumë për të bërë. Fakti që vendet e rajonit janë një problem edhe për BE apo Britaninë e Madhe, fakti që jemi duke dalë nga kufizimet e pandemisë, që do të thotë rreziku i rritjes së viktimave është edhe i madh nëse nuk do të ketë ndërhyrje energjike dhe të vendosur nga çdo vend, por edhe nga të gjitha vendet së bashku.

Ende 100 mijë persona trafikohen në Ballkan dhe nga Ballkani, 17% e viktimave në BE janë nga vendet tona dhe nuk është pak, po të kemi parasysh që do të bëhemi anëtarë të BE.

Është për të ardhur keq, nuk kemi adresuar ende shumë cështje që kanë të bëjnë me rrënjët sociale dhe ekonomike’, tha nder te tjera Kreu i Shtetit.

Kreu i Shtetit i beri thirrje Parlamentit qe te beje me shume ne kete drejtim: ‘Parlamenti duhet të bëjë një punë më të madhe për të adresuar këto çështje, për të rritur kontrollin, të shikojë sa fonde alokohen për këtë qëllim, për të parë si funksionin drejtësia në këto raste’