Rinasi, “shtegu i monopolit” ku duhet të paguash bileta 1-2 herë më të shtrenjta se rajoni dhe BE, për të dalë nga Shqipëria

639
Përveçse në tokë, shqiptarët janë të “dënuar” që të paguajnë taksa e çmime të larta shërbimesh edhe në ajër! Qytetarët që udhëtojnë me avion, nga Aeroporti i Rinasit drejt vendeve të tjera, ankohen me të drejtë, se çmimet e biletave ajrore në Aeroportin e Rinasit, janë më të larta se në çdo vend tjetër të botës dhe BE, por edhe në krahasim me Maqedoninë dhe Kosovën! Për të evituar pagesat e larta, thuhet se 90% e individëve dhe grupeve turistike, nuk udhëtojnë më nga aeroporti i Rinasit, por nëpërmjet aeroporteve të vendeve kufitare, ku edhe pse shkojnë qindra kilometër me rrugë tokësore deri në ato aeroporte, kostoja u rezulton afro 40-50% më e ulët. Mjafton të bësh një krahasim me çmimet e biletave të vendeve të rajonit, të vendeve të BE dhe kontinenteve të tjera për çdo milje fluturim prej atyre vendeve , në raport me nisjen prej Rinasit, për të konstatuar skandalin e çmimeve monopol të biletave të avionëve, që aplikohen në Tiranë. Një vit më parë, u tha se u hoq monopoli i fluturimeve, por në fakt nuk është hequr ende. Kompania që ka pasur koncesionin e fluturimeve, nuk po e lëshon monopolin dhe për këtë duket, se ka mbështetjen e shtetarëve që kanë në dorë firmat dhe vulat për ta zbatuar vendimin e tyre! Sipas informacionit, pas deklarimit dhe vendimit shtetëror shqiptar, se u hoq monopoli i fluturimeve ajrore në Rinas e në Shqipëri, dhe se u pranuan kompani të tjera ajrore me çmime të ulëta, si në gjithë vendet e tjera në rajon, në BE e në botë, avionët e kompanive të reja po qëndrojnë në “tako” në Rinas, mbasi nuk u jepet leja e fluturimeve për shkak se nuk lejon kompania monopol, ndaj dhe udhëtarët që duan të nisen nga Rinasi, duhet të paguajnë bileta me çmime, aq sa euro i duhen kompanisë monopol e jo, aq sa është, kostoja reale e shërbimit për çdo distancë, në krahasim me vendet e tjera! 

Vjollca KUTA
Sigal