Kreu i Antikorrupsionit italian nis sot vizitën në Tiranë, ja me kë do të takohet

540
Kreu i Autoritet Kombëtar Italiane të Antikorrupsionit, Raffaele Cantone do të nisë sot një vizitë dy ditore në Tiranë. Fillimisht, zyrtari italian do të takohet me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Cantone po ashtu do të zhvillojë një takim me ministrin e Brendshme, Fatmir Xhafaj dhe me kryeministrin Edi Rama.
Vizita vjen në kuadër të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë në sektorin e drejtësisë dhe në sistemin gjyqësorë, në vijim të rrugës së Shqipërisë për integrimin në BE.
Misioni i Presidentit të Agjencisë së antimafias, vjen edhe në kuadër të workshopit të zhvilluar anë Trieste në sajë të procesit të Berlinit, në të cilin Shqipëria është tejet e angazhuar.
Raffaele Cantone është në pozicionin e Presidentit të Agjencisë Kombëtare të Antimafias Italiane që prej 27-marsit 2014. Ai ka nisur karrierën e tij në drejtësinë Italiane që prej vitit 1991. Ai ka profil gjyqtari, teksa ka punuar edhe si prokuror në Napoli, ku për herë të parë u bë pjesë edhe e trupit të antimafias të qytetit të Vezuvit.
Sigal