KQZ nis testimin e pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve

429
Sigal

Ditën e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi testimin operacional të pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve (PEI) që do të përdoren në zgjedhjet e datës 25 prill 2021.

Për identifikimin e zgjedhësve do të implementohet Sistemi Elektronik i Identifikimit të Votuesve (SEIV) dhe do të përdoren Pajisje Elektronike të Identifikimit (PEI) të vendosura në 5.199 qendra votimi, të cilat do të sigurojnë identifikimin e saktë të zgjedhësve, bazuar në regjistrin elektronik të mbajtur në pajisje​