KQZ kërkon shtyrjen e vlefshmërisë për ID e skaduara deri ne 30 prill, Celibashi: “Kam patur kontakte me qeverinë, besoj që do të ndodhë”

38
Sigal

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i kërkon qeverisë të shtyjë deri në 30 prill vlefshmërinë e kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike që kanë skaduar. I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se kjo çështje do të marrë zgjidhje dhe në këto zgjedhje do të ushtrojnë të drejtën e votës edhe qytetarët me mjete të skaduara identifikimi.

“Unë kam patur kontakte me qeverinë dhe në mënyrë të posacme me ministrin Cuci dhe besoj që kjo çështje do të marrë zgjidhje. Nesër unë zyrtarisht në emër të KQZ do t’i adresoj një kërkesë qeverisë për të shtyrë vlefshmërinë ose për t’i konsideruar të vlefshme letër njoftimet apo pasaportat biometrike të cilave ju ka mbaruar afati i vlefshmërisë për ta shtyrë të paktën deri në 30 prill. Kam besim që do të ndodhë “- tha Celibashi në Përballë.