Kosova: Halli i qytetarëve do jetë edhe halli i bashkisë

457
Kandidati i të djathtës për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova ka zgjedhur banorët e Kamzës për bashkëbisedimin e sotëm, ku u shpreh se nuk e shqetësojnë fjalët e fushatës. Kosova tha më tej se është i gatshëm të debatojë për projekte konkrete. “Në të gjitha komunat bashkë halli i qytetarëve do jetë edhe halli i bashkisë. Pavarësisht se ata bëjnë trajnime në grup si të më sulmojnë. 
Gjerat e fushatës janë pa vlerë. Se si dalin dyshe treshe nuk më hyjnë në punë. Në çdo moment të ditës apo të natës kur më dalin probleme mendoj si ti zgjidh. Nëse është fjalë për të debatuan për një projekt më kanë në fushë të betejës dhe nuk dal pa fitore. Nëse e kanë një gjë personale mendoj se aq kapacitet ka ose ashtu i kanë thënë të thotë. Ka në bërë deklarata jo është i lodhur etj. Pasi kanë bërë deklaratën më kanë thënë na fal 100 herë po nuk kemi çfarë të bëjmë nuk e ke idenë se me kë kemi të bëjmë”, u shpreh Kosova.
Pikërisht në vendin ku ishte parashikuar projekti i stacionit multimodal, Kosova premtoi realizimin e këtij projekti, të bllokuar deri më tani nga qeverisja qendrore. “Bashkia e ardhshme do bëjë të mundur që ky projekt kaq i domosdoshëm të mos vonohet më..Ti japim jetë këtij projekti. Kur unë bëj biseda apo takime me qytetarët theksoj diçka, që shumë gjëra të vlefshme e madhore vijnë duke bërë gjëra të vogla të thjeshta në dukje por po ti bashkosh të gjitha bashkë të çojnë aty ku duhet. 
Ai nuk nguroi të përsërisë tezën e tij se do t’i shtrijë dorën e bashkëpunimit qeverisë, për të mirën e qytetarëve. Unë po them, kam marrë përsipër punë të mëdhaja..pronën e konsideroj gjënë më të shtrenjtë…sado të rëndësishme të jetën këto projekte në asnjë mënyrë nuk duhet shkelur pronari i pronës..Ata pronarë aty ku do ndërtohet projekti duhet të ndjehen fatlumë, psi do respektohehen dhe përfitojnë më shumë se sa e kishin menduar”, tha Kosova.
Sigal