Meta: I bindur se më 21 qershor, rinia e Shkodrës me votën e saj do të çelë një perspektivë të shkëlqyer

434
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta së bashku me kandidaten e “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” për kryetare të Bashkisë Shkodër mori pjesë në një takim të rinjtë dhe të rejat në Shkodër. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe deputetët Mimoza Hafizi, Agron Çela, Namik Kopliku dhe Prefekti i Qarkut Shkodër, Paulin Radovani. 
Në fjalën e tij gjatë këtij takimi, Lideri i LSI-së u shpreh se e gjithë rinia e Shkodrës ka nevojë të thotë fjalën e saj më 21 qershor me votën e saj. Z. Meta deklaroi se rinia e Shkodrës gjithnjë ka qenë në krye të ndryshimeve dhe i ka hapur perspektivë transformimeve në të gjithë vendin. 
“Jam i bindur se më 21 qershor, rinia e Shkodrës me votën e saj do të çelë një perspektivë të shkëlqyer në radhë të parë për veten e saj, por për të gjithë Bashkinë e Shkodrës për të gjitha familjet e tyre, në mënyrë që Shkodra të ecë në drejtimin duhur. Në mënyrë që bashkia e re e Shkodrës të shfrytëzojë në të mirë të mbarë komunitetit bashkimin e të gjithë këtyre resurseve natyrore, të gjithë këtyre resurseve njerëzore, turistike, të cilat tashmë në kuadrin e bashkisë së re të Shkodrës, që përfaqëson jo thjesht një zgjerim kufijsh, por mbi të gjitha një zgjerim dhe një rritje mundësish për zhvillim”, – tha Lideri i LSI-së, duke u ndalur më pas tek avantazhet që ka abshkia e re e Shkodrës me ndryshimin e reformës administrative-territoriale.
Sipas z. Meta, këto kapacitete të reja do të kthehen në avantazhe për ta bërë më të mirë jetën e shkodranëve për t’i dhënë më shumë shpresë rinisë së Shkodrës që ta shohë të ardhmen në këtë qytet dhe për ta bërë Shkodrën një qendër të rëndësishme për zhvillimin e gjithë rajonit. 
“Kur them gjithë rajonit nuk kam thjesht parasysh pjesën veriore të Shqipërisë, por rajonin në tërësi, sepse e tillë ka qenë Shkodra papara disa shekujsh dhe të tilla i ka përsëri këto mundësi për t’u bërë një shembull zhvillimi. Bashkia e Shkodrës mund të bëhet një model i shkëlqyer i zhvillimit, i hapjes ndaj qytetarëve, që ata të thonë fjalën e tyre për buxhetin, të thonë fjalën e tyre për shpenzimet, të thonë fjalën e tyre për investimet, në mënyrë që kryetarja e re e bashkisë së Shkodrës, të ketë mundësinë që përmes bashkisë së re të ndjekë politika konkrete për rininë, që nuk janë ndjekur asnjëherë deri më sot, për të mbështetur formimin profesional të të rinjve, për të mbështetur hapjen e shkollave të reja profesionale në Shkodër, për të mbështetur hapjen e mjaft aktiviteteve, të cilat do të shtojnë vendet e reja të punës e në radhë të parë për të rinjtë dhe për të gjithë ata që duan të punojnë”, – vijoi Kryetari i LSI-së.
Gjithashtu, z. Meta theksoi se duhen rritur mundësitë për argëtimin e rinisë dhe për t’u dhënë mundësinë të rinjve që të shfaqin talentin tyre dhe mbi të gjitha të kenë mbështetje për të zhvilluar këtë talent në të gjitha fushat, për ta bërë Shkodrën akoma më të jetueshme e më të gëzueshme.
“Dhe kjo bazë e gjithë këtij suksesi, të këtij projekti, e ka tek energjia e të rinjve, ajo duhet vënë në lëvizje. Të rinjtë duhet të njohin forcën e tyre dhe kjo fuqi duhet treguar me pjesëmarrjen e tyre, më datën 21 qershor, duhet treguar me votën e tyre. Këto janë zgjedhje lokale, janë zgjedhje vendore, janë zgjedhje për të zgjidhur problemet e përditshme të qytetarit në lagje, në fshat, kudo ku jeton dhe tani bashkia merr përgjegjësi shumë më tepër se më përpara. Fuqia e saj, kompetencat e saj, përgjegjësitë e saj do të rriten për të zgjidhur këto probleme të përditshme të cilat nuk kanë ngjyra politike, por kanë vetëm një shqetësim madhor, shërbimin ndaj qytetarit. Prandaj për më shumë shërbime ndaj këtij komunitetit, ndaj këtyre qytetarëve, duhet të shprehni vullnetin tuaj me votën tuaj për Keti Bazhdarin që Shkodra të ecë në drejtimin e duhur”, – shtoi më tej z. Meta. 
Duke u ndalur te zhvillimi i Shkodrës, kryetari i LSI-së tha se ky qytet duhet të ishte në një stad shumë më të avancuar për të thënë fjalën e saj në çdo fushë të jetës. 
“Unë jam shumë i dhënë për të mbështetur zhvillimin e Shkodrës, sepse mendoj që të gjithë kanë detyrime ndaj Shkodrës dhe Shkodra duhet të ishte sot në një stad shumë më të avancuar për të thënë fjalën e saj edhe më me forcë edhe më me peshë për të gjitha zhvillimet, jo vetëm politike, por sidomos ekonomike, sociale, kulturore sportive. 
z. Meta, teksa shprehu besimin e tij se me Keti Bazhdarin do të ecim të gjithë së bashku drejt realizimit të këtij projekti që plotëson dëshirat, aspiratat dhe ëndrrat e të rinjve. Z. Meta u tha të rinjve se ka nevojë për një ndryshim në kuadrin e një bashkie të re të Shkodrës, e cila nis në Velipojë dhe përfundon në Theth.
“Unë besoj se me Keti Bazhdarin ne do të ecim të gjithë së bashku drejt realizimit të këtij projekti që plotëson dëshirat tuaja, aspiratat tuaja dhe ëndrrat tuaja, sepse edhe Ajo është një si ju, që e do qytetin, që e do këtë vend të mrekullueshëm dhe që është e përkushtuar për të bërë një ndryshim. 
Në fund, z. Meta shprehu bindjen se Keti Bazhdari kërkon këtë mundësi për të vënë të gjithë aftësitë dhe eksperiencën e saj në shërbim të mijëra e mijëra njerëzve, që sot kërkojnë punë dhe kërkojnë që Bashkia e re e Shkodrës të investohet për të bashkëpunuar ngushtë me qeverinë dhe sipërmarrësit për të hapur vende të reja pune. 
“Padyshim që ajo e kërkon këtë mundësi për të vënë të gjithë aftësitë e saj të gjithë eksperiencën e saj dhe të gjithë përkushtimin e saj në shërbim të mijëra e mijëra njerëzve, që sot kërkojnë punë dhe kërkojnë që Bashkia e re e Shkodrës të investohet për të bashkëpunuar ngushtë me qeverinë, me sipërmarrësit shkodranë dhe shqiptarë në përgjithësi, me sipërmarrësit e huaj për të hapur vende të reja pune sepse ka mundësi të shkëlqyera për të zhvilluar industrinë, ka mundësi të shkëlqyera për të zhvilluar agro-përpunimin për të zhvilluar bujqësinë, industrinë ushqimore, agro-turizmin dhe shumë e shumë fusha të tjera për të cilat tashmë bashkia do të ketë mundësi të marrë një rol akoma më të ardhje se sa deri tani. Prandaj ju ftoj të gjithëve ju të rinj e të reja, të gjitha votat në drejtimin e duhur”, – theksoi Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta duke shtuar se drejtimi i duhur për Shkodrën është aleanca më e madhe, “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” dhe kandidatja e duhur për t’i dhënë Shkodrës zhvillimin dhe shkëlqimin e merituar është vetëm një, është Keti Bazhdari. 
Kandidatja e përbashkët për Bashkinë e re të Shkodrës, Keti Bazhdari premtoi se pas 21 qershorit, dyert e Bashkisë do të hapen për të zgjidhë qytetarët.
“Na duhet fryma qytetare që e majta sot në Shkodër përcjell. Qoftë si Parti Socialiste, Lëvizje Socialiste për Integrim dhe gjithë partitë e tjera të koalicionit. Ne kemi nevojë të shohim një vlerësim ndryshe për bashkinë dhe jo atë vlerësim që është parë deri më sot. Kemi nevojë të shohim një bashkime me dyer të hapura, jo një bashki me dyer të mbyllura që ka qenë deri më sot, ku ka qenë e vështirë edhe për një këshilltar që të marr informacion, jo më për një qytetar të thjeshtë. Dyert e bashkisë duhet të hapen për rininë, për çdo qytetar, të hapen për punësim, duhet të hapen për plane zhvillimi, duhen të hapen për çdo lloj nevoje që qytetarët kanë”, – tha znj. Bazhdari.
Kandidatja Keti Bazhdari tha se ajo dhe skuadra që e mbështet kanë një aksion konkret për zhvillimin Shkodrës.
“Të hyjmë aty për t’i dhënë zgjidhje zhvillimit ekonomik të Shkodrës dhe kemi linja të përcaktuara në mënyrë që mijëra e mijëra që punon skuadra jonë e programit me përfaqësues nga PS dhe nga LSI, kryesisht, por dhe nga gjithë forcat e tjera dhe që do të shpaloset nesër në pedonalen e Shkdorës. Programi nuk është për Keti Bazhdarin, programi është për qytetarët e Shkodrës, programi është për të rinjtë. Është shumë e nevojshme të kujtojmë diçka që çdo aksion i joni, është vetëm për qytetarët e Shkodrës, larg ngjyrimeve politike pavarësisht se secili prej nesh ka përkatësinë e tij politike dhe i përket një familjeje politike. Ne këtë familje politike e kemi për t’u përfaqësues për vlerat tona, për t’u përfaqësuar për mendësinë politike që ne kemi. Sa i përket aksionit politik, ne nuk i ndajmë njerëzit as në të majtë as në të djathtë, as në socialistë as në LSI, as në demokratë. Ne duam të bëjmë një program për Shkodrën dhe duam të realizojmë aksion konkret për Shkodrën. Të dalim jashtë kontureve politike. Të mos mbetemi peng i kontureve politike”, – theksoi znj. Bazhdari.
Sigal