Kosova: Do të heq jo vetëm dhunën ndaj grave, por edhe ndaj burrave

493
TIRANË – Kandidati i koalicionit “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjiteti”, Halim Kosova gjatë një takimi me banorë të Tiranës tek Pedonalja ka deklaruar se ai është zgjidhësi më i mirë i mundshëm i problemeve në kryeqytet.
“Ideja ime pas dy muajve fushatë është shumë e plotë për situatën në të cilën ndodhet qyteti, kam vizituar lagje që nuk ma merrte mendja që ishin pjesë e qytetit. Jam i sigurtë që bashkë me ju do të jem zgjidhësi më i mirë i mundshëm për të bërë që edhe ju të filloni të gëzoni një ditë të mirë”, u shpreh Kosova.
Kandidati i djathtë shtoi se, hapi i parë është evidentimi i të gjithë problemve dhe halleve të qytërëve në mënyrë që bashkia si përgjegjëse kryesore për çdo lloj halli që qytetarët kanë t’u japë zgjidhje.
“Ajo që u premtoj juve në fund të fushatës ku po mbaron koha e fjalëve dhe po vjen koha e punëse. Jam shumë i ndërgjegjshëm se çfarë pune më pret përpara, por kam kënaqësi që do të jem zgjidhësi i këtyre problemeve”, tha Kosova.
Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e prnishëm në takim, një prej pjesëmarrësve shprehur shqetësimin se fjalën po e merrnin vetëm burrat. Kosova me shaka i kërkoi që t’i linte “rehat” burrat dhe më tej tha se do të luftojë dhe dhuën ndja burrave. “Jo vetëm do heq dhunën karshi grave, por edhe dhunën karshi burrave”, u shpreh kandidati i PD-së.
Sigal

Kosova: Bëjeni të paktën dy burra një grua

Qytetarja: Jo, një burrë një grua…

Kosova: Mos thuaj gjë për mua… jo të kam zemër…

Qytetarja: Të kam njoh që në 1993, kemi qenë studentë bashkë.