Ja 20 emrat e njohur, në garë për postin e Avokatit të Popullit

34
Sigal

20 emra të njohur, juristësh kanë paraqitur kandidaturën e tyre për të garuar për postin e Avokatit të Popullit. Mes emrave në garë është sërish Erinda Ballanca, e cila mban aktualisht këtë post. Mes personaliteteve të tjera të njohur është Bledar Dervishaj, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Brikena Ksami, Ish-zëvendës Ministre e Drejtësisë, Ahmet Premçi, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Gjithashtu edhe avokatë e jurist te njohur, si Jordan Daci, Ledio Braho, Altin Goxhaj, Boriana Nikolla Juriste apo edhe Olta Aliaj. Mes emrave që garojnë për të qenë në postin e Avokatit të Popullit është edhe Jorida Rustemi psikologe. Evis Fico, ish drejtore e Kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë, Drita Avdyli, kreu i Dhomës Shqiptare të Ndërmjetësimit, Ermir Kapedani, Komisioner pranë Avokatit të Popullit, Endri Papajorgji janë emra të tjerë që kanë plotësuar dokumentacionin për të marrë pjesë në garën për Avokatin e Popullit. Ilir Rusmajli ish-ministër i Drejtësisë, apo edhe Lefterie Luzi ish-kryetarja e KQZ, apo edhe Sali Shehu, ish-kreu i KLSH-së janë emra të tjerë të njohur që kërkojnë postin e Avokatit të Popullit. Besim Ndregjoni ish i përndjekur politik është një tjetër kandidat. Lista e kandidatëve: Jordan Daci, Evis Fico, Erinda Ballanca, Bledar Dervishaj, Ahmet Premçi, Endri Papajorgji, Brikena Kasmi, Boriana Nikolla, Altin Goxhaj, Ermir Kapedani, Olta Aliaj, Jorida Rustemi, Drita Avdyli, Ledio Braho, Besim Ndregjoni, Dorian Gjomarkaj, Laureta Roshi, Sali Shehu, Ilirjan Rusmali e Lefterije Luzi. Ndërkohë që Kuvendi ka nisur procedurën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, pasi mandati 5-vjeçar i Erinda Ballancës mbaroi në muajin maj. Sipas ligjit, për Avokat Populli mund të kandidojë çdo shqiptar që njeh ligjin, që nuk është i dënuar penalisht dhe nuk është deputet i Kuvendit. Ata fillimisht pyeten në seanca dëgjimore nga komisioni i ligjeve, që verifikon përmbushjen e kritereve për kandidim. Në fund të seancave dëgjimore, komisioni miraton një listë me kandidatët dhe vlerësimet përkatëse për ta. Ata që i përmbushin kriteret ligjore, duhet të marrin edhe mbështetjen e të paktën 28 deputetëve për të qenë zyrtarisht kandidat për Avokat Populli. Parlamenti zgjedh fituesin me 84 vota në seancë plenare.