Koronavirusi/ LSI shtab qendror për monitorim dhe mbështetje, ja kush e drejton

402
Sigal

LSI ngre shtabin qëndror për monitorimin dhe mbështetjen për situaten me cov- 19

Lëvizja Socialiste për Integrim ka njoftuar se ka ngritur një shtab qëndror i cili do të shërbejë për monitorimin dhe mbështetjen lidhur me situatën e koronavirusit.

Shtabi drejtohet nga nënkryetari i LSI dhe ish- ministri i Shëndetësisë si dhe nga dy ish- deputetë Vangel Tavo dhe Floida Kërpaçi. Në përbërje të tij janë mjekë dhe infermierë si dhe LSI siguron se administrata e saj ka marrë të gjitha masat për sigurimin e mbrojtjes sanitare të Shtabit.

Sot LSI i propozoi qeverisë një paketë me 7 masa ekonomike për të përballuar situatën me koronavirusin dhe për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, bizneseve, studentëve dhe fermerëve të prekur na situata si dhe kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.foto galeri