“Venezia” rrëzon Ramën për Kushtetuesen, Halimi publikon dokumentin e Komisionit

594
Sigal

Komisioni i Venecias rrëzon Ramën dhe mazhorancën në lidhje me pretendimet e tyre mbi të drejtën eemërimeve të anëtrëve të Gjykatës Kushtetuese. Ish-ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi ka bërë publik qëndrimin e Komisionit të Venezias në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese të bërë publik disa muaj më parë në komentet që ka bërë ky Komision.

Gjykata Kushtetuese (GJK) përbëhet nga 9 anëtarë: 3 gjyqtarë emërohen nga Presidenti, 3 gjyqtarë nga Parlamenti dhe 3 nga mbledhja e përbashkët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Lartë Administrative.

Ky është model i pranueshëm: “emërimi i gjyqtarëve kushtetues nga institucione të ndryshme shtetërore ka avantazhin e mbrojtjes së emërimit të disa anëtarëve nga aktorët politikë”

Postimi i Eduart Halimit
Ja cfare thoshte Komisioni i Venezias ne lidhje me zgjedhjen e antareve te GJK ne kushte normale ….ne kushte jo normale, deduksioni behet i qarte…
#nocoment
Strasburg, 14 Mars 2016
Opinion Nr. 824 / 2015
CDL(2016)009* Or. Shqip

KOMISIONI EVROPIAN PËR DEMOKRACI PËRMES LIGJIT (KOMISIONI I VENECIAS)
PROJEKT OPINIONI PËRFUNDIMTAR
PËR PROJEKT NDRYSHIMET E RISHIKUARA KUSHTETUESE PËR GJYQËSORIN
(TË 15 JANARIT 2016) TË SHQIPËRISË

Miratuar nga Komisioni i Venecias në Mbledhjen Plenare të 106-të
(Venecia 11 -12 Mars 2016)
në bazë të komenteve nga
Z. Sergio BARTOLE (Anëtar Zëvendësues, Itali)
Znj. Hanna SUCHOCKA (Anëtare Poloni)
Z. James HAMILTON (Ekspert, Ish anëtar, Irland)
Z. Konstantin VARDZELASHVILI (Ekspert,
Ish Anëtar Zëvendësues, Gjeorgji)

C. Gjykata Kushtetuese
38. Gjykata Kushtetuese (GJK) përbëhet nga 9 anëtarë: 3 gjyqtarë emërohen nga Presidenti, 3 gjyqtarë nga Parlamenti dhe 3 nga mbledhja e përbashkët e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Lartë Administrative. Ky është model i pranueshëm: “emërimi i gjyqtarëve kushtetues nga institucione të ndryshme shtetërore ka avantazhin e mbrojtjes së emërimit të disa anëtarëve nga aktorët politikë”. Pjesëmarrja e KED në përzgjedhjen paraprake të kandidatëve që do të emërohen nga Presidenti dhe Parlamenti ul më tej rrezikun e emërimeve politike (neni 125).

39. Thënë kjo, zgjedhja e tre gjyqtarëve kushtetues nga Parlamenti me shumicë të zakonshme (krahasoni Nenin 125 me Nenin 78 p.1 të Kushtetutës) meriton vëmendje. Në përvojën Kushtetuese Evropiane, zgjedhja nga parlamenti e gjyqtarëve kushtetues shpesh mbështetet nga kërkesa për shumicë të cilësuar me qëllim që të sigurohet një zgjedhje e përbashkët me mbështetjen pluraliste të partive politike dhe jo vetëm nga shumica.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur Presidenti dhe Parlamenti janë të një bindjeje politike dhe mund të emërojnë 2/3at e gjyqtarëve në të njëjtën kohë. Në rrethana të zakonshme, ky risk nuk është shumë i lartë, nisur nga dispozitat tranzitore për zëvendësimin gradual të gjyqtarëve të GJK në detyrë (shihni Nenin 179 p.1).

Megjithatë, duke pasur parasysh faktin që në GJK mund të hapen vende të tjera vakante, Komisioni i Venecias rekomandon prezantimin e një rregulli që kërkon shumicë të cilësuar për tre anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që zgjidhen nga Parlamenti.