Kongresmeni amerikan: Dënojmë rrjedhjen e të dhënave në Shqipëri, janë shkaktuar dëme

Një nga bashkëkryetarët e Grupit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin amerikan, ligjvënësi Ritchie Torres, thotë se komuniteti ndërkombëtar duket t’i dërgojë Iranit një mesazh të qartë, se nuk do të tolerohet për asnjë sulm kibernetik që ndërmerr ndaj një vendi sovran. Ligjvënësi nga Nju Jorku është nismëtar i një projekt-rezolute dorëzuar pak ditë më parë në Dhomën e Përfaqësuesve, e cila dënon sulmet kibernetike të Teheranit ndaj Shqipërisë, e bën thirrje për forcimin e mbrojtjes kibernetike të këtij vendi Ndërsa Kongresmeni në një intervistë për Zërin e Amerikës ka dënuar nxjerrjen e të dhënave të qytetarëve shqiptarë edhe ato që nuk e kanë të përcaktuar qartë burimin, pasi I kanë shkaktuar qytetarëve dhe shtetit dëme të mëdha si sociale ashtu edhe monetare.

Sigal