Lubonja: Drejtësia është kapur, mosbindja civile e vetmja zgjidhje për ndryshim

114
Sigal

Analisti Fatos Lubonja foli për zhvillimet politike në vend, duke u fokusuar tek vula e Partisë Demokratike si edhe protesta e 3 Marsit.

Lubonja tha se sistemi i drejtësisë është i kapur, duke shtuar se kryeministri Edi Rama jo vetëm që është i korruptuar, por arriti deri aty që të korruptonte edhe një zyrtar të FBI-së.

“Ne nuk kemi gjykata të paanshme dhe nuk kemi besim tek gjykata në tërësinë e vet. Unë të paktën nuk besoj aspak tek i gjithë ky sistem. Kur nuk ke gjykatësin, arbitrin e paanshëm, çdo gjë mund të ndodhë. Kemi një kryeministër që për të shkatërruar opozitën, ka bashkëpunuar me një të korruptuar të FBI-së. Tani kur ky vepron deri tek FBI, SHBA, imagjinoni çfarë mund të bëjë me gjykatat që i ka zgjedhur vetë!? Problemi është më i madh se kaq. Futja në Parlament është mosbindje civile, nuk di a ka rrugë tjetër. Nuk mundet që gjykatësit të veprojnë kështu. Këto janë gjykatës për t’u futur në burg. Në demokraci duhet gjykatë e pavarur për të mos pasur të tilla ngjarje”,- tha Lubonja.