Konferenca organizative e Tiranës, Meta për SPAK: Izoloi Berishën! Ramaforma e drejtësisë, oksigjenit për narkoshtetin

35
Sigal

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur sot në konferencën organizative të partisë në Tiranë. Meta tha se SPAK ka izoluar politikisht kreun e PD-së Sali Berisha, ndërsa theksoi se SPAK-u nuk merr provat lidhur me korrupsionin në vend pasi kjo do të sillte ndëshkim të Ramës.

“SPAK afërmendsh bën “shejtan-budallain” dhe nuk shikon narkoshtetin, provat ulëritëse të korrupsionit skozfrenik dhe inkriminimin në nivele të larta, me të vetmin qëllim që të mos ndëshkohet Edi Rama.

Ata i kanë kthyer zyrat e shtetit në strofulla më të sigurta të krimit të organizuar, të mafias ndërkombëtare, të Sinaloas, Ndranghetas dhe karteleve më të rrezikshme të trafikut të drogës.

Ndërkohë është po ky SPAK që izolon politikisht Sali Berishën dhe rrëmben dy ditë para zgjedhjeve Fredi Belerin, shantazhon drejtues të tjerë të opozitës, tenton të marrë peng parti politike e të shërbejë si “vrasës me pagesë” i pluralizmit politik”, tha Meta.

Fjala e Presidentit të Partisë së Lirisë, zotit Ilir Meta në Konferencën Organizative të Tiranës

Përshëndetje!
Të dashur anëtarë të Partisë së Lirisë së Tiranës, të dashur qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Kënqaësi që ritakohemi pas Konventës historike të 27 Prillit, sot këtu, për të vazhduar me zbatimin e vendimeve të saj, e në veçanti në planin organizativ.
Sepse, tashmë është një fakt prej dy muajsh, që ajo konventë miratoi programin më të mirë, më të qartë, më efikas, që I jep fund shpopullimit të Shqipërisë, atë të 5 prioriteteve për 4 milion shqiptarë plus, që duhet të shkojë në familjen e çdo shqiptari.
Të çdo arsimtari, të çdo infermieri, të çdo fermeri.
E dimë që në çdo shtet ka mafia, por në Shqipëri e gjithë bota e ka marrë vesh, se mafia ka shtetin e saj, i cili tani po ndihmon edhe mafian italiane, madje dhe atë rumune për t’u fuqizuar, kur skandali Rama-Coldea sapo ka nisur të zbardhet.
Është pikërisht Ramaforma e drejtësisë, e drejtësisë së Dum dumanvë, që është tubi kryesor i oksigjenit për Narkoshtetin sepse i garanton pandëshkueshmërinë, imunitetin politik dhe goditjen e kundërshtarëve, sipas regjisë së Edi Ramës, dhe axhendave elektorale të tij.
Edhe një i marrë, i kupton standardet e dyfishta dhe kriminale të Ramaformës.
Ndërsa Kryetari i zgjedhur i opozitës në Himarë, edhe pse I rrëmbyer dy ditë përpara zgjedhjeve nga narko-policia, vazhdon ende të mbahet në burg dhe pse falë Edi Ramës u bë eurodeputet.
Nga ana tjetër, Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë së Roskovecit për të njëjtën akuzë, vazhdon të grabisë paratë publike sepse ajo i duhet Ramës për të firmosur TEC-in criminal, që helmon një nga trevat më pjellore dhe të begata të Shqipërisë, dhe hedh në erë investimet qindra hektarë sera, pemishte, ullishte që kanë bërë fermerët e Roskovecit.
SPAK afërmendsh bën “shejtan-budallain” ,dhe nuk e shikon Narkoshtetin, provat ulëritëse të korrupsionit të tij skozfrenik dhe inkriminimi në nivele të larta, me të vetmin qëllim, që të mos ndëshkohet Edi Rama dhe Erion Veliaj, të cilët i kanë kthyer zyrat e shtetit në strofullat më të sigurta të krimit të organizuar, të mafias ndërkombëtare, të Sinaloas, Ndranghetas dhe karteleve më të rrezikshme të trafikut të drogës.
Ndërkohë, është po ky SPAK. që izolon politikisht dhe në kundërshtim me Kushtetutën Sali Berishën.
Është po ky SPAK. që rrëmben dy ditë para zgjedhjeve Fredi Belerin kandidatin e opozitës, që shantazhon drejtues të tjerë të opozitës, që tenton të marrë peng parti politike, e të shërbejë si një “vrasës me pagesë” i pluralizmit politik, me qëllim asgjesimin e llogaridhënies, për Edi Ramën dhe gjithë mafien në pushtet.
Është po ku SPAK. të dashur gazetarë dhe gazetare që rrëmben gazeatër të pavarur, të cilët denoncojnë skandalet e narko-qeverisë.
Të vetmet “suksese” të “Rilindjes” në 11 vite në pushtet, të çertifikuara edhe ndërkombëtarisht janë:
Shpopullimi dramatic I vendit, që është më I lartë se sa vendet që janë në luftë;
Jemi vendi i parë në Europë për varfëri dhe për nivel mizerabël pagash e pensionesh, pensione sa gjysma e atyre në Kosovë. Pensioni I një shqiptari këtu, sa një e treta e një shqiptari, matanë Bunës në Malin e Zi;
Jemi vendi i pari në kontinent për korrupsion dhe jemi shumë larg vendit të dytë;
Kemi një problem që jemi vendi i dyti në botë për ryshfet, por nuk besoj të shkojmë në vend të parë, se do ta këpusim Edi Ramën përpara se e mendon ai ;
Jemi vendi i fundit në botë për mendimin krijues dhe kritik në arsim, dhe nuk ka se si të ndodhe ndryshe, në një diktaturë. Ku studentët këndonin apo jo, mesatarja 5.6;
Jemi vendi i fundit në kontinent për lirinë e medias.

1 milion shqiptarë nuk do të iknin nga sytë këmbët nga ku vend I mrekullueshëm, deri duke rrezikuar edhe jetën, nëse Shqipëria nuk do të ishte, siç është kthyer për fat të keq në parajsën e krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, të korrupsionit dhe mafias së bërë njësh me shtetin, në çdo qelizë të tij.

Narkoshteti asgjësoi totalisht edhe dy reformat me të cilat gjoja do të krenoheshim 8 vite më parë: Reformën në Drejtësi dhe Reformën Territoriale.

Pushteti lokal ka mbetur vetëm një fantazmë e plaçkitur totalisht,= prej Qeverisë, në kundërshtim me autonominë vendore, që po i rrëmben në mënyrë mafioze të gjitha kompetencat, duke i lënë në dorë vetëm “çelësat e kashtës”.

Vendimi më i fundit i Qeverisë, i merr edhe lejet e ndërtimit Pushtetit Lokal, në mënyrë që Edi Rama të rruajë çdo “dardhë, kumbull apo fik” të korrupsionit, edhe në nivel lokal .

Pasi i mori ujësjellësat Pushtetit Lokal;
Pasi i falimentoi financiarisht Bashkitë dhe i zhyti me borxhe deri në prag falimentimi;
Pasi caktoi Kryetarë Bashkie të korruptuar dhe me rekorde të rënda kriminale, si Hajdari I Kuçovës, që vazhdon akoma ;
Pasi ka bërë gati projektligjin, ku Prefektët e Qeverisë shkarkojnë Kryetarët e Bashkive dhe kontrollojnë fondet e projektet;
Pasi i mbushi Bashkitë me patronazhistë, duke fryrë artificialisht administratën me të punësuar, që përpijnë qindra milion euro paga nga taksat tuaja, që duhet të ishin shërbime për ju;
Tashmë Pushteti Lokal është thjesht një fantazmë, që vetëm shihet por nuk preket në shërbime nga qytetarët, të cilët vetëm zhvaten.
Çdo ditë është vendimtare për të shpëtuar të ardhmen e Shqipërisë, resurset natyrore të shqiptarëve, të ardhmen e ekonomisë tonë kombëtare, të ardhmen e rinisë shqiptare, gjëse më të shtrenjtë që kemi të gjithë.
Një vend pa rini, është si një shtëpi pa fëmijë, dhe ky është projekti makabër I Rilindjes.
Jemi këtu që t’iu themi të gjithëve se duhet të punojmë 24 orë në 24, për të vënë sa më parë në jetë Prioritetet tona për 4 milion shqiptarë plus, për të ndalur shpopullimin, për të dyfishuar menjëherë pagat dhe pensionet, për ta kthyer Shqipërinë në një fuqi eksportuese, nga një gropë e madhe mbeturinash që është kthyer sot, për shkak të pazareve të Edi Ramës me eksportuesit.
Për të nxjerrë bujqësinë dhe blegtorinë nga humnera, për të shpëtuar arsimin dhe fëmijët nga injoranca.

Shqipëria është në krizë të thellë dhe Partia e Lirisë nga Konventa e 27 Prillit ka një program shumë të qartë të 5 Prioritetev, që e nxjerr Shqipërinë nga kriza dhe i jep fund shpopullimit. Një program të qartë, dhe tërësisht të financueshëm, duke pasur si modele eksperiencat më të suksesshme të qeverisjeve, pikërisht këtu në rajonin tonë.

Ne kemi një alternativë të vërtetë, e cila është sa bashkëkohore aq patriotike, që në themelin e vet ka dashurinë për Shqipërinë,dhe jo urrejtjen dhe përjashtimin social për shqiptarët e thjeshtë që jetojnë një krizë shumë të rëndë ekonomike dhe sociale.

Tirana ku jemi sot këtu, është kthyer në simbolin më të urryer të korrupsionit dhe i pandëshkueshmërisë.

Pastrimi i parave “ulëret” dhe ka arritur qiellin, në çdo qoshe të Tiranës, ku edhe tani po ndërtohet një kullë, po shkatërrohet një park, po asgjësohet një lulishte, po shembet një shtëpi, dhe po rrëmbehet një pronë e ligjshme, siç ndodhi me banorët e Unazës së Re apo me pallatet tek “5 Maji”.

Kryeqyteti është kthyer në lavatriçen më gjigande të pastrimit të parave, që e shohin qartë jo vetëm shqiptarët, por edhe gazetarët e pavarur në Romë, në Berlin, në Londër apo dhe në Bukuresht, e ane mbanë botës, por që nuk e sheh dot SPAK-u, se ja ka lidhur sytë Edi Rama dhe Erio Veliaj.

SPAK-u ka frikë t’u përmendë edhe emrin Edi Ramës dhe Erion Veliaj, pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës, sipas vetë Arben Ahmetajt që e keni dëgjuar.
Ndërkohë që me 80 mijë euro pagesa në ditë, për inceneratorin fantazmë të Tiranës do të mund të ishin bërë dhjetëra çerdhe, kopshte e shkolla publike më shumë, do të shtroheshin të gjitha rrugët e paasfaltuara, do të garantohej uji i pijshëm, dhe nuk do të mungonin shërbimet më jetike për qytetarët e Tiranës.

Sot në kryeqytet më lehtë gjen drogë nëpër lokale dhe shkolla, se sa ujë të pijshëm në çezmat e familjeve tiranase, që e paguajnë çmimin 40% më shtrenjtë edhe pse i’u premtua ujë me “cilësi Korçe e çmim Bathore”, por investimet mbetën në letër, ndërsa paratë shkuan në xhepin e Veliaj e Kacidheve të tij.
Tirana thahet për ujë, e sidomos tani në këtë periudhë, sepse Ujësjellës-Kanalizime funksionon si ndërmarrje elektorale, patronazhiste dhe korrupsioni, ku nuk rrjedh pikë ujë për qytetarët por vetëm lumë parash për Kryetarin e Bashkisë dhe Kacidhen e tij në krye të UKT.
Prandaj edhe Tirana përmbytet për 5 minuta, dhe nga një vesë shi.
Tirana po bëhet çdo ditë dhe më e shtrenjtë dhe më e pabanueshme.

Me çmimet në qiell, një familjeje të re i duhen 60-70 vite punë, për të blerë një apartament në periferi të kryeqytetit, ndërkohë që edhe qeratë janë bërë të papërballueshme.
Sot në këtë takim mungojnë shumë të rinj, nga më aktivistët tanë, sepse janë duke bëtë një punë të dytë tani, pasi kanë bërë një punë të parë paradite, për të marrë 400 mijë lekë që paguajnë qeranë, e ndërkohe u duhet edhe 400-500 mijë të tjera, për të ndihmuar familjen, apo për të vazhduar shkollën.
Kjo është situata ku e katandisi rininë Rilindja, që ti rraskapisë, që ti qlodhë ti çorodisë, e ti lodhë aq shumë, sa mos të kenë mundësi të reagojnë e të bashkohen me ne, për ta përmbysur, që kjo gjë nuk ndodh kurrë, sepse shumë shpejt të gjithë bashkë, do ta hedhim Rilindjen atje tek Lana.
Siç e pastroi Ilir Meta kryeministër parkun Rinia nga kioskat, dhe Lanën nga kioskat, ashtu do ta hedhim dhe Rilindjen tek Lana, siç e hodhën në Maqedoni, rilindjen e tyre atje në Vardar.
Mbi 52 mijë apartamente janë sot të pabanuara në Tiranë, sepse mafia e inceneratorëve dhe drejtuesi i saj, Erion Veliaj, që ka marrë peng Bashkinë e Tiranës, nuk do t’ia dijë për rritjen e kostos të jetesës së qytetarëve, por vetëm si të shtojë milionat në kontot e veta bankare dhe kompanitë 5D.
Bizneset e ndershme në kryeqytet, po falimentojnë sepse e vetmja organizatë kriminale që u favorizua të bëjë biznes është kompania 5D., që vijoi të merrte fonde publike edhe pas arrestimit të pronarëve, sepse dihet kush është drejtori faktik.
Në Tiranë sot, mund të burgosesh për një dritare pa leje, por jo për një kullë pa leje.
Ndëshkohesh, për një tufë majdanoz apo qepësh që tregëton në trotuar, por jo kur vjedh miliona euro taksa të qytetarëve.
Korrupsioni barbar i Erion Veliaj sot të rrëmben pronën e ligjshme dhe të shemb shtëpinë.
Në Tiranë vetëm ajri është falas, por edhe ai I helmuar dhe vret, sepse është i ndotur minimalisht 20 herë mbi normat e lejuara të OBSH, dhe në pika të caktuar të Tiranës edhe 50 herë mbi normat e lejuara, edhe sipas vetë profesor Besnik Bares, një specialist I njohur I kësaj fushe.

Pylli Orbital, apo 1 milion pemët u zëvendësuan me xhunglën e betonit, që po mbin kudo kulla e pallate si kërpudha pas shiut. Dhe ju dini shumë mirë, se si e vuani trafikun çdo ditë, I cili vret gjënë më të çmuar të çdo qytetari, kohën e tij.
Tirana nuk ka njohur kurrë një taleban si Erion Veliaj, që shkatërroi Teatrin Kombëtar në kundërshtim me ligjin, dhe gjithashu që ka shkatërruar dhe shumë simbole të tjera, të trashëgimisë historike dhe kulturore, çdo park, hapësirë të gjelbër apo kënd lojrash për fëmijë.
Mirënjohje qytetarëve të Tiranës, që me protesta po tregojnë se nuk ka fuqi në botë që e ndal zemërimin, dhe padurimin e tyre për të shembur muret dhe blindat e korrupsionit, në këtë kështjellë të korrupsionit që është bashkia e Tiranës.
Mirënjohje në veçanti Tedit, Silvës, dhe gjithë këshilltarëve tanë dhe atyre opozitarë, që janë në vijën e parë të ballafaqimit me këtë kështjellë të mafies, dhe të korrupsionit.
Ora e llogaridhënies po afron dhe fundi i pandëshkueshmërisë po afron, dhe në karrigen e Erion Veliaj do të ulet Nënë Liza dhe ish-Kryetari i Bashkisë do të çohet në landfillin e Sharrës aty ku ndërtoi pasurinë e tij të paligjshme, mbi gjakun e të ndjerit Ardit Gjoklaj.
Në vijim të misionit antikombëtar për shpopullimin e Shqipërisë, “Rilindja” ka nisur një agresion të paparë, tashmë hapur edhe ndaj familjes shqiptare dhe vlerave të saj.
Edi Rama dhe Erion Veliaj, apo ndryshe “Prindi 1” dhe “Prindi 2” janë vënë në krye të zbatimit të axhendës monstruoze për të sulmuar në qelizë familjen shqiptare, nëpërmjet krijimit me ligj të posaçëm të fermave së surrogacisë dhe të promovimit nga ana e Bashkisë së Tiranës të familjeve të paligjshme dhe të tjera devijacioneve dhe perversiteteve, sidomos duke përdorur fëmijët e mitur, si skenat e shëmtuara që ndodhën tek Liqeni Artificial.
Ky është një sulm i drejtpërdrejtë kundër identitetit kombëtar sepse ky është thelbi i axhendës së qëllimshme të “Rilindjes” për shpopullimin dhe shpërbërjen e Shqipërisë.
Për Partinë e Lirisë, familja shqiptare dhe vlerat e saj janë të shenjta dhe të panegociueshme.
5 Prioritetet e Partisë së Lirisë mbrojnë Familjen, Gruan e Rininë, i japin fund shpopullimit dhe e bëjnë Shqipërinë me 4 milion shqiptarë plus.
Partia e Lirisë e ka prioritare në politikat e saj familjen e fortë e të qëndrueshme.
Për të forcuar familjen shqiptare ka nevojë për politika të drejtpërdrejta mbështetëse sociale, ku Bashkitë, dhe sidomos ajo e Tiranës kanë një rol vendimtar për të luajtur.
Së pari, duhen ndërtuar çerdhe e kopshte publike sipas standardeve europiane, në të gjitha njësitë e Tiranës, e sidomos atje ku kemi më shumë popullim.
Në mënyrë, që të mos kemi më grupe me 40 e 50 dhe më shumë fëmijë dhe ku kujdesi, dhe vëmendja ndaj secilit prej tyre bëhet e pamundur për edukatorët.
Ne do të mbështesim familjet e reja, duke ju ofruar mundësinë që fëmijët e tyre të jenë të sigurtë e të qetë, në kopshte e çerdhe, ndërsa prindërit e tyre punojnë.
Nga ana tjetër, kemi nevojë të mbështetesim dhe do të nxisim nënat e reja për të bërë më shumë fëmijë, duke ju ofruar infrastruktura më të mira mbështetëse, rritje të numrit të konsultoreve dhe të qendrave shëndetësore, të cilat fatkeqësisht në Tiranë edhe pse popullsia është shumëfishuar, janë pakësuar.
Po ashtu mbështetja e grave dhe vajzave, si pjesë thelbësore e familjes përmes fuqizimit të tyre ekonomik, politik e shoqëror, brenda edhe jashtë familjes, luftës kundër dhunës ndaj tyre, dedikimit të programeve të veçanta për nxitjen e start-up-eve nga vajzat dhe gratë, mbështetjes së veçanatë të grave kryefamiljare, forcimit të ndihmës ekonomike për gruan kryefamiljare dhe për të porsalindurit, rritjes së ndihmës sociale për fëmijët në familje me prindër të divorcuar, arsim më cilësor, dhe ekonomi më e qëndrueshme, këto janë disa nga prioritetet e Partisë së Lirisë në programin e saj të 5 prioriteteve.

Partia e Lirisë në mbështetje të familjes, të çifteve të reja dhe të gruas shqiptare angazhohet:
Pagat për nënat në masën 70-100% të pagës së tyre për 2 vite pas lindjes.
Do të trefishohet bonusi i bebes.
Për nënat me dy dhe më shumë fëmijë ulje taksash në pagë dhe të ardhura.
Kredi për çiftet e reja, 20,000 mijë euro, ku interesat i paguan shteti.
Ofrimi i shtëpive për çiftet e reja sipas modelit hungarez të Viktor Orban, krijimi i fondit të banesave për çiftet e reja, blerje me kosto e banesave të pashitura;
Kredi për blerje shtëpie me interes të subvencionuar dhe zbritje e kredisë me 3,000 euro për fëmijën e parë, me 6,000 euro për fëmijën e dytë, dhe 10,000 euro për fëmijën e tretë, e kështu në mënyrë të përshkallëzuar.
Mbështetje falas me ushqimin dhe suplementet ushqimore të domosdoshme, për gratë shtatzëna të familjeve në gjendje varfërie e papunësie, gjatë shtatzënisë dhe deri në 1 vit pas lindjes së fëmijës.
Reduktim i vdekshmërisë foshnjore, dhe njëkohësisht të nënave në lindje duke përmirësuar kujdesin për nënën dhe fëmijën, dhe forcuar masat parandaluese.
Garantimi nga shteti i punësimit të grave shtatzëna për të mundësuar të ardhurat e domosdoshme për përballimin e një shtatzënie së sigurt dhe të shëndetshme.
Garantimi nga shteti falas i ushqimeve dhe suplementeve ushqimore deri në 1 vit, për fëmijët e lindur në familjet në varfëri dhe të papuna.
Garantimi nga shteti falas i veshjeve dhe aksesorëve pediatrikë për një periudhë 1-vjeçare, për fëmijët e lindur në familjet në varfëri dhe të papuna.
Mbulimi i plotë falas i të gjitha barnave përfshirë edhe ato, që nuk janë pjesë e Listës së Barnave të Rimbursueshme për nënat dhe fëmijët e porsalindur për një periudhë 1-vjeçare.
Pagesa e Kujdestarëve gjatë shtatzënisë.
Sigurim i detyrueshëm i jetës në çerdhe, kopshte, shkolla e ambiente rekreative për çdo fëmijë.
Sistemi i kateringut në kopshte dhe në shkolla.
Ulja e TVSH. për produktet për fëmijët deri në 5 vjeç, për veshje, ushqime, libra, lodra.
Forcim i ndihmës ekonomike për gruan kryefamiljare dhe për të porsalindurit.
Nisur nga përqindja e lartë, që ka konsumi i ushqimeve bazë në familjen shqiptare, Partia e Lirisë angazhohet:
Rimbursim deri në 5% të shumës së shpenzuar për ushqimet bazë (ushqimet e shportës), sipas faturave të blerjes.
Për të krijuar “Shportën e bebes”, me ushqimet bazë dhe artikuj të higjenës, për të cilat të bëhet rimbursimi deri në 10% sipas faturave të blerjes.
Për të vendosur sigurimin e detyrueshëm i jetës, në ambientet parashkollore, shkollore, rekreative e sportive, për fëmijët e moshës 0-18 vjeç.
Ndaj të nxitojmë për të vënë në jetë 5 Prioritetet tona, si e vetmja rrugë për të shpëtuar familjen, shoqërinë, Tiranën, Shqipërinë dhe kombin.
Dhe së fundmi!
Nuk mjafton që të kesh vetëm një program të mirë, dhe më falni për mungesën e modestisë, por ne kemi një program të shkëlqyer dhe të shumë mirë menduar.
Kemi marrë modelin më të mirë të Maqedonisë,për sa I takon mbështetjes për bujqësinë, për blegtorinë, dhe për agro-turizmin, dhe për këtë do të flasë më shumë doktoreshë Silvana Bajrami.

Kemi marrë modelin e Maqedonisë, përsa i takon shndërrimit të Shqipërisë në fuqi eksportuese, sepse Maqedonia është vendi I cili ka fuqinë më të madhe eksportuese, në raport me GDP. në rajonin e Ballkanit, pa asnjë krahasim me çdo vend tjetër.
Ata e kanë 15.7 % të GDP. që eksportojnë, ne e kemi 8 %, siç ka qenë përpara 25 vitesh, edhe më pak.
Kemi marrë modelet më të mira, të rritjes së të ardhurave që I ka Bosnja, Mali I Zi, Serbia deri në 42.6% të të ardhurave, në raport me GDP.
Besoj se e dini që ne ende mbledhim, 27, pa arritur 28 %, aq sa kemi mbledhur dhe kur nuk kishim shtet, kur nuk kishim posta policie, dhe nuk kishim asnjë gjë.
Por, ky 13% diferencë, midis nesh dhe tyre, pra në të njëjtin rajon, është 3.3 miliarë euro çdo vit, që i vjedh Edi Rama me oligarkët dhe banditët e tij, pa I futur fare në buxhetin e shtetit.
Pastaj, tek thesi e dinë vetë ata, inceneratori që nuk është, ato kilometra nga 1 milion euro në 27 milionë euro, I dini ju të gjithë ato hajdutëritë e papara që bëjnë.
Pra, 3.3 miliardë euro në vit, herë 4, 13.2 miliar euro në një mandate qeverisës. Shqipëria e bën zero borxhin e saj.
Borxh që e dyfishoi Rama gjatë Rilindjes, vetëm për fasada dhe për të bërë vjedhje. Borxh, që çdo bebe që lind në Shqipëri, i lihet një faturë nga Edi Rama 4200 euro për tu paguar, pa e filluar jetën.
Gjithçka është vetëm vullnet politik, dhe ne kemi vullnetin politik.
Dhe, Ilir Meta e ka treguar dhe kur ka qenë Kryeministër 30-vjeç pa përvojë. Se si është vendosur rendi në Shqipëri, se si është vendosur rendi në dogana, se si janë mbrojtur institucionet kur janë prekur.
Se si, është bërë ai parku Rinia aty, që qelbej nga kioskat. Është bërë për 40 ditë model, I gjelbërimit dhe I mbirjes së barit.
30 vite propagandë e bëri Edi Rama, ta kishte në dorë Edi Rama kishtë bërë 100 kulla. Dhe, po ta lëmë pak ne, I bën ato. Po nuk do ta lëmë ne, se është zgjatur shumë Edi.
Kështu që jemi shumë të qartë, jemi shumë të vendosur, kërkoj nga ju përqëndrim tek organizimi. Dritëro Agolli thoshte, edhe qejfi do sakrifica, po puna, po fitorja, po beteja me mafien, çfarë kërkon?!
Prandaj duhet të përqëndrohemi të gjithë. Detyrat që marrim përsipër ti çojmë deri në fund. Beteja është shumë e vështirë, por jo aq sa e mendoni ju, në rast se secili nga ne, bën detyrën e tij.
Dhe unë besoj shumë tek ju, besoj shumë tek shqiptarët patriotë kudo në të gjithë botën. Tani nuk është më një iluzion, tashmë nuk është më një ide, një mendim, është një një realitet grushti i shtetit që ka ndodhur në Shqipëri, për të arritur shpopullimin e Shqipërisë, në këtë gjendje që jemi sot.
Është krenaria ime që kam qenë përballë këtij grushti shteti. Që në 2007 kur u bënë ndryshimet Kushtetuese që asgjësuan pluralizimin politik, praktikisht asgjësuan parlamentarizmin, e mbani mend ju me ndryshimin e kompetencave President, Parlament, Kryeministër.
Me bërjen e listave të mbyllura për ti shndërruar deputetët siç janë sot, punonjës të kryetarëve që vetëm ngrenë kartonin, e në vazhdimësi.

Ju e dini shumë mirë që ka qenë Ilir Meta si kryetar Parlamenti që ka imponuar votimin me 140 vota të Reformës në Drejtësi, me konsensus.
Sepse, të gjithë bënin lojërat e tyre. Po kështu e dini shumë mirë, që përballë grushti të shtetit dhe Rama formës, përsëri ka qenë Ilir Meta, si President I Republikës së Shqipërisë.
Që nga momenti më criminal, që u shkatërrua procesi përmes zgjedhje së Prokurores së Përgjithsme me 69 vota, në kundërshtim me 84 vota që e ka Kushtetuta, e deri tek betimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, tek Lana.
Që donte të bënte Edi Rama, dhe ca faq e zinj ndëkombëtar, të cilët për të mbushur xhepat e tyre, siç mbushte Mc.Gonigali atje, tek parkingjet e Neë York.
Kërcënuan Presidentit e Republikës që të pranonte shkeljet e Kushtetutës. Dhe Presidenti I Republikës ju ka thënë, shkoni bëjëni në vendet tuaja jo këto alabakë, dhe jo në vendin tim. Dhe kompetecën time si President I Republikës nuk ja jap njeriu, për aq kohë sa jam në zyrë, dhe këtë detyrë.
E kur vazhduan me lojëra të tjera, thirra popullin në 2 Mars. Dhe jam shumë mirënjohës popullit të 2 Marsit, ai është popull I lirisë, I sovranitetit.

Sot, të gjithë I kuptojmë pasojat e Ramaformës. Çdo shqiptar I vuan në kurrizin e tij. Kush do e e di që tani drejtësia është bërë me lekë, dhe të ankohesh, pale për të fituar gjygjin.
Tani që të ankohesh, që të regjistrosh një çështje duhet të paguash. Është bërë e paarritshme, për shumicën e shqiptarëve të thjeshtë. Procesi I gjykimit për një çështje është 4-fishuar në kohë, në raport me atë që ishte, kur u premtua krejt e kundërta.
Sepse ata donin Ramaformën, për të garantuar pa prekshëmrinë dhe pandëshkueshmërinë e mafias. Ata kanë dhe disa probleme të tjera me Ilir Metën, por Ilir Meta, I ka dhe më të mëdhaja me ata. Se ata I kanë nga pozita e mafies dhe hajdutëve, Ilir Meta I ka nga pozita e patriotit.
Ata e kanë me Ilir Metën, se ua hodhi syve dekretin për ministrin e Edi Ramës, që të firmoste për ndarjen e Kosovës. Dhe, Ilir Meta doli kundër ndarjes së Kosovës.
Se Ilir Meta nuk e bën ujë, gjakun e Adem Jasharit, familjes së tij, fëmijëve të tij për një horr, për një kriminel, për një të rekrutuar nga të gjitha shërbimet dhe mafia, si Edi Rama.
Kemi dhe një llogari tjetër të hapur, Edi Rama dhe Lulëzim Basha e kanë këtë llogari me çdo shqiptar nga sot, dhe brez pas brezi, llogarinë e detit me Greqinë.
Kanë qenë të dy bashkë, në një lojë dyfishe, me Dum Dumanin e përbashkët të diplomacisë, që do të ja u shpjegoj unë dhe Tedi Blushi shumë shpejt.
Kanë ngatërruar një histori të tërë, për pazaret e tyre, për përfitimet e tyre, njëri kur ishte ministër I jashtëm, me kryenegociatorin e tij, dhe tjetri kryetar opozite, që u ankua gjoja në Gjykatën Kushtetuese, dhe që pastaj, nuk la Mc. Gonigal pa futur, për të detyruar Presidentin e Republikës, që të çertifikonte tradhëtitë e Edi Ramës.
Dhe dy ditë përpara së të largohesha nga posti i Presidentit I kam dërguar një letër, shkuar e zeza në të bardhë çdo deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, të 140 se cila ishte situata kushtetuese, juridike, ligjore gjithë problematikën për këtë çështje kaq të ngatërruar, me qëllim nga Lulzim Basha si Ministër I Jashtëm, dhe nga Edi Rama atëherë si kryetar opozite, dhe më pas si Kryeminstër, me gjithë Dum Dumanin e tyre të diplomacisë.
Dhe habitem se si në Parlament, kjo çështje nuk u shqyrtua asnjëherë.
Këto janë çështje të mëdha, mos I merrni lehtë. Ky vend është projektuar për tu shpërbërë, ndaj dhe ne duhet të organizohemi për ti goditur pa mëshirë.
Ata kanë shkelur çdo normë, çdo rregull, jo kushtetues, jo ndërkombëtar, jo ligjor, por dhe kanunor. Ne do tua japim përgjigjen siç e meritojnë, kudo që të jenë.
Dum Dumani do të bëjë politikë, të vijë të votohet. Zero, zero përqind do të marrë, saç merrte Erion Veliaj, kur ishte në krye të mjaftit.
A ka ndonjë ambasadë që I dhimbset shumë fati I shqiptarëve, le të vijë të votohet, por të mbajë përgjegjësi për shpopullimin e Shqipërisë, të mbajë përgjegjësi për inceneratorin atje, të mbajë përgjegjësi për raportet ndëkombëtare që e nxijnë Shqipërinë. E nëse lavdërohen me reformat e Edi Ramës, e kanë korrupsionin në ballë.
Shqiptarë vetëm ne do ti dalim zot vendin tonë. Dhe kjo kërkon sakrifica nga secili prej nesh, dhe unë jam I vendosur për të bërë çdo sakrificë, dhe ju duhet të jeni të vendosur për të bërë sakrifica më të vogla.

Nuk bëhet ujë gjaku i dëshmorëve, i heronjve. Nuk bëhen ujë sakriciat e prindërve tanë, e të parëve tanë.
Prandaj, të bashkohemi në një betejë që është shumë e lehtë, se sa ju e mendoni sot, por që kërkon një organizim krejt tjetër nga deri sot. Dhe nga kjo konferencë sot, të nisemi drejt Konventës së Tiranës, atje tek çdo qendër votimi, ku të paktën për Konventën zgjedhore të shtatorit duhet të zgjedhim dy delegatë, si përfaqësues.
Fitorja u takon guximtarëve. Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhëtarëve.
Dhe një duartrokitje për kombëtaren kuq e zi.