Komiteti i Helsinkit:  Zgjedhjet e 14 majit  nën‘makinacionet’ e pushtetit

34
Sigal

Raporti tronditës/ Ja si u abuzua me votën e qytetarëve, nga presioni i patronazhistëve te kthimi i  institucioneve shtetërore në zyra shtabesh dhe promovimesh. Manipulimi i zgjedhjeve  me metodën e “trenit bullgar” deri tek ajo ku votuesi paraqitej në qendër votimi, ndërsa një pjesëtar i komisioneve mbante shënim numrin e ID-së dhe nga ana tjetër pjesëtari tjetër parapërgatiste votën në fletën që do jepej

Komiteti Shqiptar i Helsinkit “trondit” mes dhjetrave parregullsive zgjedhjet e 14 majit, publikohet raporti përfundimtar.

Vëzhguesit shënonin numrat e votuesve me kryqe në formate tabelash elektronike

Ndërsa thuhej me zë të lartë numri rendor i zgjedhësit që paraqitej pranë KQV-së për të votuar, vëzhguesit e subjekteve politike shënonin me kryq apo me grep këto numra në formate tabelare apo në aplikacione të përshtatshme celulare.

Të martën Komiteti Shqiptar i Helsinkit publikoi raportin përfundimtar për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Raporti duket se konfirmon denoncimet e shumta të parregullsive të procesit. Zgjedhjet e 14 majit 2023 ishin të mbushura me denoncime të panumërta ku punonjësve të administratave u bëhej presion, ku institucionet shtetërore u kthyen në zyra shtabesh dhe promovimesh eventesh politike. Numri i pafund i shkeljeve të konstatuara arriti sa “opozita” të krijojë një botim voluminoz me radhitjen e qindra shkeljeve. Format nga më të ndryshmet që nga ajo e “treni bullgar” deri tek ajo ku votuesi paraqitej në qëndër votimi, ndërsa një pjesëtar i komisioneve mbante shënim numrin e ID-së dhe nga ana tjetër pjesëtari tjetër parapërgatiste votën në fletën që do jepej. Para syve të gjithë shqiptarëve disa televizione trasmetonin drejtëpërdrejtë procesin, ndërsa pas krahëve të raportuesve evidentoheshin qartë në sytë e të gjithëve shkeljet e panumërta të komisionerëve, të votimeve familjare, të grupeve me dhjetra e dhjetra socialistëve zyrtarë që rrinin në hyrje të qëndrave të votimit. Raporti prej 30 faqesh dëshmon një mori të dhënash të dala nga monitorimi i kryer nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Kjo organizatë ka konstatuar problematika gjatë këtij procesit zgjedhor, që nisin që nga parregullësitë në listat emërore të zgjedhësve, tek mosrespektimi i afateve, duke krijuar pabarazi mes subjekteve zgjedhore, thuhet në raport.

Numri i pafund i shkeljeve të konstatuara arriti sa “opozita” të krijojë një botim voluminoz me radhitjen e qindra shkeljeve. Format nga më të ndryshme që nga ajo e “treni bullgar” deri tek ajo ku votuesi paraqitej në qendër votimi, ndërsa një pjesëtar i komisioneve mbante shënim numrin e ID-së dhe nga ana tjetër pjesëtari tjetër parapërgatiste votën në fletën që do jepej.

“Vëzhguesit e KShH konstatuan komunikime të shpeshta të komisionerëve të KQV-ve me vëzhgues të akredituar të subjekteve politike, gjatë së cilave thuhej me zë të lartë numri rendor i zgjedhësit, i cili paraqitej pranë KQV-së për të votuar. Vëzhguesit e subjekteve politike shënonin me kryq apo me grep këto numra në formate tabelare apo në aplikacione të përshtatshme celulare. KShH mendon se KQZ-ja në raste të tilla ka vepruar me vonesë e, si rrjedhojë, parandalimi i kësaj shkeljeje ka qënë i dobët.” – thuhet në raportin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Në gjetjet e tij evidentohen parregullsi në shpërndarjen e materialeve zgjedhore si dhe intimidim të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor. Në qëndrat e votmit, sipas raportit, janë konstatuar persona të paautorizuar duke cënuar kështu lirinë e qytetarëve për të votuar. Rastet e votimeve familjare janë renditur gjithashtu si një nga problematikat e këtij procesi zgjedhor dhe po ashtu  shkelja e heshtjes zgjedhore nga subjeketet pjesëmarrëse. Nisja me vonesë e procesit të votimit si pasojë e problematikave me pajisjet e identifikimit elektronik sipas vëzhguesëve të komitetit shqiptar të Helsinkit ka shkaktuar konfuzion tek votuesit. Edhe përse raporti është voluminoz Gazeta ‘Telegraf’ veçon disa nga gjetjet e problematikave të ndryshme të pasqyruara në këtë raport.

  • Vëzhguesit e KShH kanë raportuar prezencë konstante të personave të paautorizuar në zonat rreth Qendrave të Votimit. KShH i përcolli këto evidentime të kryera gjatë monitorimit KQZ-së, duke specifikuar se Komisionerët e QV-ve neglizhojnë ose janë shumë pasivë për të verifikuar ambientet në korridoret dhe oborret e godinave ku janë vendosur personat e paautorizuar.
  • Vëzhguesit e KShH konstatuan komunikime të shpeshta të komisionerëve të KQV-ve me vëzhgues të akredituar të subjekteve politike, gjatë së cilave thuhej me zë të lartë numri rendor i zgjedhësit, i cili paraqitej pranë KQV-së për të votuar. Vëzhguesit e subjekteve politike shënonin me kryq apo me grep këto numra në formate tabelare apo në aplikacione të përshtatshme celulare. KShH mendon se KQZ-ja në raste të tilla ka vepruar me vonesë e, si rrjedhojë, parandalimi i kësaj shkeljeje ka qënë i dobët.
  • U konstatuan raste të votimit familjar që përbëjnë qartazi shkelje të ligjit të toleruar nga KQV. Mosdokumentimi i përshtatshëm i dhënies së ndihmës ndaj zgjedhësve që për shkak të aftësive të veçanta nuk mund të votojnë vetë mbetet problematik dhe në këtë proces votimi. KShH njoftoi menjëherë për rastet e evidentuara KQZ-në
  • KShH gjithashtu vëren me shqetësim mungesën e qasjes së unifikuar sa i takon klasifikimit të saktë të vlefshmërisë së votave. Prezenca e personave të paautorizuar ka vijuar të jetë problematike në VNV, duke qënë se megjithë kontrollin rigoroz të ushtruar nga Policia e Shtetit në hyrje të godinave, një pjesë e konsiderueshme e personave prezentë nuk mbanin të varur në një pozicion të dukshëm akreditimet e tyre, duke krijuar kështu dyshime mbi autorizimin e prezencës së tyre.
  • KShH ka parë me rëndësi trajtimin e Vendimit nr. 174, dt. 06.06.2023, të KAS, ku shumica e anëtarëve argumentoi se pretendimeve për pavlefshmërinë e rezultatit të QV-së nr. 2224/01 të ngritur pranë IEVP Rrogozhinë i mungonte bazueshmëria ligjore. KShH vlerëson, duke u bazuar në Vendimin nr. 40, datë 16.11.2007 të Gjykatës Kushtetuese, se votimi i të burgosurve në IEVP është kryer në mënyrë ekstraligjore, duke qënë se votimi i tyre për pushtetin vendor pranë një bashkie pranë të cilës ata nuk banojnë është i padrejtë.

Zgjedhjet e 14 majit 2023 ishin të mbushura me denoncime të panumërta ku punonjësve të administratave u bëhej presion, ku institucionet shtetërore u kthyen në zyra shtabesh dhe promovimesh eventesh politike.

  • Në kuadër të monitorimeve dhe sinjalizimeve të mbërritura, KShH ka përcjellë pranë Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve katër raste të përdorimit të burimeve shtetërore. Në njërin prej rasteve, u vu re se më datë 1 Prill 2023, kandidati i rikandiduar për Kryetar Bashkie, z. Sotiraq Filo, ka realizuar aktivitetin me temë “Takim me Asamblenë e zgjeruar të PS të Korçës”. Më herët, ky aktivitet është konsideruar veprimtari e ndaluar. Gjithsesi, ky aktivitet është zhvilluar dhe Komisioneri, pas sinjalizimit të KShH, ka referuar çështjen pranë KAS34, i cili nëpërmjet Vendimit nr. 73, dt. 02.05.2023, interpretoi se ky aktivitet është qartësisht i një natyre politike e jo institucionale, dhe si i tillë, ndalimi i këtij aktiviteti nga ana e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, si dhe kërkesa e tij për vendosjen e sanksioneve administrative konsiderohen si të pambështetura në ligj dhe në prova. Pavarësisht kësaj, KShH mendon se interpretimi i mësipërm nuk është i drejtë dhe i bazuar, ndaj vendimmarrja e KAS nuk i shërbeu pozitivisht ndalimit të përdorimit të burimeve shtetërore për qëllime elektorale
  • Konstatimi i prezencës së personave të paautorizuar ka vijuar të jetë problematik në shumicën prej VNVve të monitoruara, në brendësi të të cilave janë konstatuar në masë persona, të cilët nuk mbanin të varur në një pozicion të dukshëm akreditimet e tyre.
  • Zgjedhjet e 14 Majit vërtetuan edhe një herë se antarët e Komisioneve Zgjedhore lokale, në mjaft raste, profesionalisht nuk ishin në nivelin e duhur. Në punën e tyre u vërejt edhe njëanshmëria partiake, prandaj qëndron nevoja imediate për të marrë në shqyrtim Rekomandimin prioritar e të hershëm të OSBE/ODIHR-it, po dhe KQZ-së, për depolitizimin total të tyre.
  • Nga një proces zgjedhor në tjetrin vërtetohet e njëjta shkelje: zgjedhësit nuk njoftohen në banesat e tyre për shkak të mungesës së fondit që duhet të akordohet nga Ministria e Brendshme. KQZ-ja, megjithëse në dijeni për këtë, nuk ka ndërhyrë në mënyrë të efektshme për të parandaluar këtë shkelje ligjore. Duke patur parasysh se koha në dispozicion për këtë njoftim është mjaft e shkurtër, KShH sugjeron: a) Fondi të jepet fill pas hartimit dhe publikimit të listave të zgjedhësve dhe b) Njoftimi në banesa të vazhdojë dhe pas publikimit të listave përfundimtare zgjedhore.
  • Edhe në Zgjedhjet e 14 Majit 2023 vazhdon fenomeni i shëmtuar dhe i dënueshëm i shitblerjes së votës, si dhe kryerja e veprave të tjera penale, gjithaq serioze, në fushën e zgjedhjeve. KShH sugjeron: a) që t’i jepet përparësi hetimit të plotë, të gjithanshëm dhe objektiv (e jo selektiv) të çështjeve të tilla si rrjedhojë e ndikimit të tyre të drejtpërdrejtë në besimin e elektoratit në proceset demokratike; b) të bëhen analiza lidhur me rrethanat dhe kushtet e kryerjes së veprave të tilla dhe të publikohen ato që do të kishin efekt parandalues.
  • Në një pjesë të konsiderueshme të QV-ve të vëzhguara nga KShH, procesi i votimit filloi me vonesë si rrjedhojë e keqfunksionimit të Pajisjeve Elektronike të Identifikimit (PEI) apo mungesës së njohurive dhe koordinimit midis anëtarëve të KQV-ve. Nga 20 Qendrat e Votimit të monitoruara pranë Bashkisë Elbasan dhe Bashkisë Kamëz ku u zbatua procesi i votimit dhe numërimit elektronik, problematika kryesore ishte paqartësia e votuesve për mënyrën e përdorimit të PEVN-së.
  • Me përjashtimin e KZAZ nr. 24 (Bashkia Durrës) dhe KZAZ-ve të Bashkisë Vlorë 7 Nga verifikimet në terren të KShH, rezultoi se shpërndarja e materialeve të votimit pranë disa prej KZAZ-ve të monitoruara ishte kryer me vonesa të ndjeshme duke arritur deri në orët e vona të pasdites së datës 12 maj apo në orët e para të mëngjesit të datës 13 maj, duke vështirësuar veprimtarinë e KZAZ-ve në ditët më impenjative të veprimtarisë së tyre.
  • Vëzhguesit e KShH konstatuan komunikime të shpeshta të komisionerëve të KQV-ve me vëzhgues të akredituar të subjekteve politike, gjatë së cilave thuhej me zë të lartë numri rendor i zgjedhësit, i cili paraqitej pranë KQV-së për të votuar. Vëzhguesit e subjekteve politike shënonin me kryq apo me grep këto numra në formate tabelare apo në aplikacione të përshtatshme celulare. KShH mendon se KQZ-ja në raste të tilla ka vepruar me vonesë e, si rrjedhojë, parandalimi i kësaj shkeljeje ka qenë i dobët.
  • Në kundërshtim të plotë të Nenit 109, pika 6 të Kodit Zgjedhor dhe Urdhërit nr. 62, dt. 03.05.2023, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, vëzhguesit e KShH kanë raportuar prezencë konstante të personave të paautorizuar në zonat rreth Qendrave të Votimit. KShH i përcolli këto evidentime të kryera gjatë monitorimit KQZ-së, duke specifikuar se Komisionerët e QV-ve neglizhojnë ose janë shumë pasivë për të verifikuar ambientet në korridoret dhe oborret e godinave ku janë vendosur personat e paautorizuar.
  • U konstatuan raste të votimit familjar që përbëjnë qartazi shkelje të ligjit të toleruar nga KQV. Mosdokumentimi i përshtatshëm i dhënies së ndihmës ndaj zgjedhësve që për shkak të aftësive të veçanta nuk mund të votojnë vetë mbetet problematik dhe në këtë proces votimi. KShH njoftoi menjëherë për rastet e evidentuara KQZ-në.
  • Ndërkohë që në tërësi procesi i numërimit të votave u karakterizua nga një klimë e qetë, përpos miratimit të Urdhërit nr. 71, dt. 15.05.2023, të Komisionerit, procesi i numërimit është pezulluar për disa orë pranë 13 prej 20 VNV të monitoruara. KShH gjithashtu vëren me shqetësim mungesën e qasjes së unifikuar sa i takon klasifikimit të saktë të vlefshmërisë së votave. Prezenca e personave të paautorizuar ka vijuar të jetë problematike në VNV, duke qenë se megjithë kontrollin rigoroz të ushtruar nga Policia e Shtetit në hyrje të godinave, një pjesë e konsiderueshme e personave prezentë nuk mbanin të varur në një pozicion të dukshëm akreditimet e tyre, duke krijuar kështu dyshime mbi autorizimin e prezencës së tyre.
  • KShH vlerëson se Vendimi nr. 28 i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor nëpërmjet të cilit u vendos përsëritja e procesit zgjedhor në Bashkinë Rrogozhinë ishte i drejtë. Sipas parashikimeve të Kodit Civil dhe jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, institucionet e ekzekutimit të vendimit penal janë vendqëndrime e jo vendbanime të burgosurve dhe të burgosurit duhet të votojnë për organet e pushtetit vendor vetëm kur janë banorë të zonës ku vuajnë dënimin. Nga ripërsëritja e zgjedhjeve në Bashkinë Rrogozhinë, institucionet kanë informuar KShH-në se pranë IEVP Rrogozhinë, nga 89 të dënuar të akomoduar me të drejtë vote, vetëm një prej tyre është regjistruar në regjistrat e gjendjes civile të kësaj Bashkie, dhe rrjedhimisht gëzon të drejtën për të votuar specifikisht për këtë Bashki. Rrjedhimisht, pranë IEVP Rrogozhinë, nuk është ngritur një QV në respektim të nenit 62, pika 2 e Kodit Zgjedhor (që kërkon të paktën 15 zgjedhës me të drejte vote për këtë Bashki).