Komisioni i Sigurisë – Koçi: Projekt-buxheti për 2017, nuk janë llogaritur fare ushtarakët në rezervë

412
Sigal

Komisioni i Sigurisë po diskuton pr/buxhetin për Ministrinë e Mbrojtjes

Zv/ ministri Petro Koçi tha se ka pasur një shqetësim për buxhetin në raport me GDP-në dhe se nuk llogaritet zëri për ushtarakët në rezervë. Demokratët e quajtën buxhet të turpshëm

Petro Koçi: “Ka pasur një shqetësim për buxhetin në raport me GDP. Në këtë buxhet nuk llogaritet zëri për ushtarakët në rezervë. Sa i takon shqetësimit të Presidentit, s’ia kemi llogaritur rrogën si komandant i FA. Nuk me vjen mirë për qasjen e tij opozitare ndaj institucioneve

Flamur Noka: Keni një buxhet të turpshëm, dhe na bëni ironi.  Po rrezikoni anëtarësimin në NATO me këtë paturpësi dhe arrogancë të mënyrës si i trajtoni Forcat e Armatosura

Asllan Dogjani: FA nuk mundet të përmbushin angazhimet e NATO me këtë buxhet. Edhe vendet e rajonit kanë një buxhet më të lartë

 

  • Çuko: Presidenti më vjen keq ta them por është zgjatim i PD
  • Braho në Komision: Krahas vërejtjeve, Presidenti në letër ka disa propozime