I vunë tritol banesës së policit të Rinasit, shoqërohen 10 persona

528
Sigal

Policia ka shoqëruar 10 persona të dyshuar në lidhje me tritolin që iu vu në banesë efektivit të policisë në Rinas. Rreth orës 21.30 të mbrëmjes së djeshme, një sasi e vogël eksplozivi u vendos në banesën e Arben Kajmakut në Fushë-Prezë, ku si pasojë e shpërthimit u dëmtua bordura prej betoni.

Sipas policisë, nuk ishte hera e parë që u kërcënua efekti i Rinasit, pasi edhe me datë 25 nëntor të këtij viti, i vunë lëndë eksplozive në oborr ku u thyen vetëm disa xhama. Vetë 43-vjeçari mohon të ketë probleme në lidhje me punën ose probleme të tjera.

Policia dyshon për konflikt pronash pasi vjehrri i policit është në konflikt pronësie me disa persona dhe në këtë konflikt dyshohet të jetë përfshirë dhe Arben Kajmaku.