Komisioni i Rithemelimit të PD apel sekretarëve: Injoroni kukullën e Ramës, është shkarkuar me 4446 vota

Komisioni i Rithemelimit të PD ka reaguar sërish pas vendimit të sotëm të Lulzim Bashës për të shkarkuar disa sekretaarë degësh në rrethe.

Përmes një deklarate Komisioni i Rithemelimit ju bën thirrje semretarëve të injorojnë Lulzim Bashën e shkarkuar nga 4446 delegatë në 11 Dhjetor.

NOA

Deklarata e plotë:

Kukulla e shkarkuar e Edi Ramës me 4446 vota delegatësh në Kuvendin Kombëtar të PD, ka shpërndarë sot përmes gaztorit të tij disa fletushka për “shkarkimin” e sekretarëve në disa degë të PD!

Komisioni i Rithemelimit u bën thirrje të gjithë sekretarëve të injorojnë njoftimet pa asnjë vlerë juridike të deputetit Basha dhe të vazhdojnë intensivisht punën për organizimin e referendumit në dt 18.12.2021 duke respektuar kështu vullnetin dhe misionin e Kuvendit Kombëtar si organi me i lartë vendimmarrës i Partisë Demokratike.

Kultura e perjashtimit ka marrë fund!

Vetëm të bashkuar do mund të FITOJMË! 

Komisioni i Rithemelimit