Komisioni Europian miraton paketën financiare për tetë vende. Shuma që përfiton Shqipëria

353
Sigal

Komisioni Evropian ka miratuar një paketë ndihme për tetë vende, disa prej të cilave nga Ballkani Perëndimor, si pjesë e fondeve mbështetëse që këto vende të përballojnë krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

Në listë ndodhet edhe Shqipëria, e cila do të përfitojë 180 milionë euro. Krahas vendit tonë, përfitues janë edhe Kosova me 100 milionë euro, Maqedonia e Veriut me 160 milionë euro, si dhe Mali i Zi me një fond prej 60 milionë euro.

Paketa synon të mbështesë procesin e zgjerimit për vendet që synojnë të bëhen pjesë e Unionit.