Gjendet e vdekur nga nëna e saj 36-vjeçarja në Shkodër, policia: Nuk ka shenja dhune. Dyshohet se…

119
Sigal

Një 36-vjeçare me banim në Teksas është gjetur e vdekur në një hostel në Shkodër.

Policia njofton se dyshimet e para janë se 36-vjeçarja ka ndërruar jetë nga një mbidozë ilaçesh, por se vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ka marrë njoftim se në lagjen “Tre Heronjtë”, në hostelin ku banonte me qira, është gjetur nga nëna e saj, pa shenja jete, shtetasja A. N., 36 vjeçe, banuese në Texas, SHBA.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake e trupit të 36-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasja A. N. ka humbur jetën, për shkak të një mbidoze ilaçesh.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.