Kolapsi në drejtësi/ Lidhjet nepotike fundosin Reformën në Drejtësi, ja si u shkel ligji për motrën e Ballukut, kryetaren e KPK

267
Sigal

Nga Basir Çollaku

Kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Pamela Qirko është paligjshmërisht në detyrë. Por, nëse e ke mirë me partinë, mundesh ta shkelësh ligjin kur të duash dhe të emërohesh apo zgjidhesh me votat e deputetëve të partisë, në institucione të rëndësishme. Kështu ka ndodhur edhe me Pamela Qirko Ballukun. Por meqë Belinda Balluku, motra e saj është ministre dhe tani zëvëndëskryeministre, si njeri i afërt me kreun e qeverisë Rama, ka mjaftuar si bonus që të hiqen pengesat ligjore në rrugën e karrierës. Zonja Balluku është zgjedhur në qershor të vitit 2017, për t’u emëruar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë si Komisionere në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Dhe tre vjet më pas, në korrik të vitit 2020, me vendimin e Mbledhjes së Komisionit, u zgjodh në detyrën e kryetares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, post të cilin mban ende. Kryetarja e rivlerësuesve është zgjedhur e emëruar në këtë detyre në shkelje të ligjit, të reformës së re në drejtësi. Në nenin 6 një ndër elementët e kapërcyer është mesatarja e ciklit të edukimit në drejtësi. Balluku ka mbaruar juridikun me korrespondencë, pa shkëputje nga puna në vitet 1996-2001. Mesatarja e saj është 7.47, dhe në provimin e formimit është velërësuar me notën 7, shtatë. Ajo ka një profil të ulët teknik, një vlerësim të ulët në grupin e lëndëve që cilëson profilin e lartë të juristëve. Te rezulatet e shkollimit të saj 36.8 përqind e rezultateve të saj, afro gjysma, kjo përqindje e lëndës së edukimit, ka notat pesë dhe gjashtë.

Lëndët fiskulturë dhe gjuhë e huaj -10 janë elementë që kanë rritur disi pikëzimin e vlerësimit përfundimtarë të mesatares. Ndonëse tagri i detyrës së saj është ndryshe nga kualifikimet e kurset, në të cilat ka boshllëqe të dukshme kohore, periudhat nuk janë të shënuara, në atë çka vetë Balluku ka bërë transparent në faqen e Komisionit. Dhe janë trajnime OJF, kurse private, por jo Universitete konkrete, të cilat do të sillnin tjetër cilësi të pretenduar në edukimin bazik. Në punën e saj në kompanitë tregtare Qirko, ka pohuar se kjo eksperiencë i ka dhënë asaj titullin “Juriste e lartë”: post ky që e mbajti deri në qershor të vitit 2017, duke kontribuar siç ajo ka deklaruar në zhvillimin e mëtejshëm dhe në suksesin e kësaj shoqërie. Ashtu si përcakton ligji përzgjedhjes së komisionerëve të trupës së Komisionit të pavarur të kualifikimit ka mangësi të dukshme dhe penalizues për këdo aplikant tjetër, për të cilët kanë funksionuar, por jo për Qirkon. Nuk ka të shënuar gjëkundi se ka përfunduar ciklin e studimeve master, ndonëse mund të jetë integruar në ciklin e parë të studimit. Nuk ka 15 vite gjyqtar, avokat, profesor i së drejtës. Përmbushja e kritereve ligjore vlerësohet duke marrë në konsideratë në veçanti të dhënat si tituj shkencorë, të cilët mungojnë në këtë jetëshkrim edukimi. Dhe ajo çka do të ishte e mjaftueshme për mazhorancën socialiste si seleksionuese përzgjedhëse dhe votuese e antarëve të rivlerësuesve është nota mesatare për të cilin ligji saktësisht thotë: “…d) notën mesatare jo më pak se 8, nëse ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit, dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj..” Por mjafton partia dhe ajo heq çdo vështirësi, pengesë. Ajo që bën përshtypje është edhe fakti se ndërkombëtarët, pjesë e këtij procesi të reformës, kryesisht të zgjedhjes së votuesve, nuk kanë mundur ta vënë re se shkeljet nuk kanë qenë aspak penguese për të përzgjedhur Ballukun, fillimisht anëtare e më pas Kryetare. Sigurisht ka pasur dhe ka plot magjistratë, të shkolluar brenda e jashtë vendit, ekselentë në rezultate profesionale e shkencore, të cilët nuk kanë një motër apo vëlla pranë kryeministrit Rama, që të bënin karrierë në drejtësi, aq më tepër në trupën e rivlerësuesve, Komisione të cilat çalojnë ndjeshëm në nivel, krahasuar me subjektet.